Opozita largohet nga punimet e seancës plenare
Kryetari i Asamblesë Parlamentare të PS-së, Gramoz Ruçi pati një replikë me kryeministrin Sali Berisha, ku në fjalën e tij tha se opozita hodhi një hap për zgjidhjen e krizës, dhe tashmë “topi mbetet në fushën tuaj”.
Ruçi propozoi më pas mbylljen e seancës në mënyrë që t'i lërë kohë maxhorancës të reflektojë mbi kërkesat e paraqitura prej saj. Por, Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, vijoi me rendin e ditës, ndërsa deputetët e opozitës braktisën sallën e Kuvendit.
Grupi parlamentar i PS-së do të qëndrojë jashtë sallës së parlamentit deri në momentin kur maxhoranca do të japë një përgjigje zyrtare rreth propozimeve të tyre. Gjatë seancës së sotme, Kryeministri Berisha garantoi bashkëpunim të ngushtë me opozitën dhe garantoi veton e saj në kuadrin elektoral.
Dy nismat ligjore të propozuara nga PS, që lidhen me transparencën e zgjedhjeve, dhe që pritet të dorëzohen nesër në Kuvend, kërkojnë ngritjen e një komisioni hetimor parlamentar, që përfshin hetimin e pakufizuar e të pakushtëzuar të zgjedhjeve, si dhe një projektligj i cili i jep të drejtën e hapjes së kutive çdo partie që kërkon hetim për zgjedhjet e përgjithshme apo lokale.