E Shtunë, 31 Tetor 2026

Netanjahu pas urdhrit për atentat ndaj liderit të Hamasit

Sipas burimeve të afërta të Mossadit gazeta thekson se Netanjahu ka ndezur dritën jeshile në një takim të zhvilluar me shefin e Mossad Meir Dagan në qendrën e organizatës në veri të TelAvivit, në Midrasha. Në takimin ku ndodheshin dhe disa skuadra atentatorësh Netanjahu dha autorizimin në lidhje me vrasjen e Mabhus.

Në lajmin ku nënvizohet se në operacione të tilla Netanjahu është njeriu i cili jep autorizimin e fundit gjithashtu theksohet se Mossad e kishte marrë vesh që Mabhu do shkonte në Dubai dhe kishte planifikuar ta vriste në hotelin luksoz ku do rrinte, madje për ta realizuar këtë janë bërë prova edhe në një hotel të Tel Avivit.
Izraeli kundërshtonte të gjitha deklaratat të cilat aprovonin lidhjen me vrasjen e Mabhus. Në një deklaratë të dhënë një ditë më pare nga zëvendës ministri i punëve të jashtme të Izraelit Danny Ayalon, theksohet se marrëdhëniet e shtetit Izraelit me vendet e Europës nuk do të prishen dhe si prove e kësaj ka thënë se qeveria nuk ka asnjë lidhje me atentatin. Atentatorët që kanë marrë pjesë në atentat e kanë realizuar atë me pasaporta angleze, irlandeze, gjermane dhe franceze , pas kësaj shtetet e Europës kanë reaguar ashpër ndaj Izraelit. Në lajmin ku theksohet se nëse zbulohet identiteti i skuadrës atentatore me anë të pamjeve të marra mga kamera e policisë në hotelin e Dubait Mossad do të gjendej në një situate të vështirë gjithashtu thuhet ‘Mossad planifikonte realizimin e operacioneve të ngjashme edhe në Lindjen e Mesme por i ka ndaluar sepse rrtija e sigurisë mund të rrezikojë agjentët. Janë të pakët njerëzit të cilët besojnë që Mossad do të heqë dorë nga lufta kundër armiqve të Izraelit.’

Gazeta Sunday Mirror shkroi se ministrat anglezë besojnë që pasaportat angleze të përdora nga skuadra e atentatorëve janë kopjuar nga policët izraelit në kufi. Në lajmin e mbështetur në burime diplomatike gazeta deklaroi se autoritetet në aeroportin Ben Gurion të Tel Avivit kanë marrë pasaportat e anglezëve, i kanë kopjuar dhe më pas gjashtë anglezë të pafajshëm janë gjetur në mes të këtij atentati. Duke përmendur Agjencinë e luftës kundër krimeve të rënda (SOCA) dhe Shërbimin e jashtëm informativ M16 të cilët po merren me hetimin e ngjarjes, Sunday Mirror pohoi se ministri i jashtëm David Miliband do të takohet sot në Bruksel me homologun e tij izraelit Avigdor Lieberman për të folur rreth çështjes. Gazeta gjithashtu theksoi se qeveria angleze ‘refuzon e zemëruar ‘ të gjitha deklaratat e dhëna më pare në lidhje me atentatin. Edhe ministri i jashtëm irlandez Michael Martin deklaroi se do të takohej me Lieberman për të folur rreth pasaportave irlandeze që mbanin disa nga atentatorët e Mabhuhut dhe do të kërkojë një shpjegim për këtë. Ministri i Jashtëm i Irlandës deklaroi se kur u mor vesh përdorimi i dy pasaportave irlandeze në ngjarje u zbulua se numri i pasaportave të vjedhura shkonte deri në pesë.

Ndërkohë njëri nga liderët e Hamasit Salah el Bardavil deklaroi se në vrasjen e Mabhuhut besojnë të sigurtë që ka gisht qeveria Palestineze. Bardavil gjithashtu pohoi se krimi ka të bëjë me një operacion të Mossadit. Bardavil tha se dy palestinezët e arrestuar në Dubai të cilët mendohen se janë pjesë e këtij atentati më pare kanë punuar për forcat e sigurimit palestinez dhe tani punojnë në kompaninë që menaxhohet nga një autoritet i lartë i El-Fetihit. Gazeta Darul Hayat kishte shkruar se kompetenti i lartë për të cilin flitet ishte Muhammed Dahlan. Bardavil gjithashtu tha se Mabhuh kishte rrezikuar veten duke prenotuar biletën nëpërmjet internetit dhe duke i treguar familjes në Gazza për hotelin ku do të qëndronte.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›