34 mijë refugjatë u mbytën bashkë me ëndrrat e tyre
Për të kaluar në anën tjetër të detit shumë prej tyre i harxhojnë gjithë fitimet duke ia dhënë tregtuesve të njerëzve . Edhe ato që mund t’ia dalin nën presionin e kushteve të këqija atmosferike, të shtrënguar dhe të shtypur në varkat e peshkut u dorëzohen dallgëve.
Nën kuadrin e projektimit të medias së shkruar dhe vizive, një grup gazetarësh nga Europa përgatitën disa informacione në lidhje me emigrantët të cilat u pasqyruan në adresën që pranohet si autoritet në këtë fushë www.fortresseurope.blogspot.com.
Sipas vlerësimit të bërë në periudhën mes viteve 1988 -2009, 34 mijë e 78 refugjatë të cilët morën rrugët për të realizuar ëndrrat e tyre humbën jetën pa i realizuar ata. Pjesa më e madhe e të vdekurve janë gra dhe fëmijë. Në detin mes Turqisë dhe Greqisë, në detin Egje, në 11 vitet e fundit kanë humbur jetën 315 persona ndërsa 823 të tjerë janë të humbur.
15 mijë refugjatë vdiqën në rrugën e Europës
Ja statistika e shpërndarjes së refugjatëve të vdekur në periudhën mes viteve 1988- 2009: Përgjatë kufjve të Europës kanë vdekur të paktën 14 mijë e 714 persona. Në mes tyre ka edhe 6mijë e 344 persona që janë mbytur në det. Në Oqeanin Atlantik të shtrirë deri në Spanjë kanë vdekur 10 mijë e740 persona, nga Libia, Tunizia, Malta dhe deri në kanalin e Sicilisë në Itali kanë humbur jetën 4mijë e 100 vetë. Në mes tyre numërohen dhe 2mijë e 983 të humbur. 138 persona u mbytën duke shkuar nga Algjeria drejt Sardenjës. 4 mijë e 445 persona që u përpoqën të shkojnë në Spanjë nga Mauriatania dhe Algjeria vdiqën në ngushticën e Gjilbratarit ose në ishujt Kanaria.
pergatiti: Aisa Kaduku Kokiçi