E Diel, 1 Nëntor 2026

Opozita malazeze kerkon zgjedhje koalicioni qeverises kundershton

Ne Mal te Zi vazhdon debati i inicuar nga blloku opozitar nese me doreheqjen e kryeminsitrit Millo Gjukanoviq ka rene edhe Qeveria dhe nese duhet te shpallen zgjedhjet e jashtezakonshme parlamentare. Ithtare te kesaj ideje jane Nebojsha Medojeviq lider i Levizjes per ndryshime dhe Andrija Mandiq nga Demokracia e Re Serbe. Ata thone se Gjukanoviqi eshte larguar nga presionet e bashkesise nderkombetare per shkak te lidhjeve me krimin e organizuar.

Sanader Gjukanoviq Thaci...

Andrija Mandiq pohon se Gjukanoviqi ben pjese tashme tek aksioni Pakoja Ballkanike. Nga skena politike do te largohen Sanader Gjukanoviq dhe Thaci pra largohen te gjithe ata njerez te cilet nuk jane brengosur per respektimin ose mosrespektimin e ligjeve pohon njeri nga lideret e serbeve te Malit te Zi.

Mandiq dhe Medojeviq thone se ne ditet e ardheshme do te konsultohen me presidentin e vendit dhe do te kerkojne nga ai qe te shpalle zgjedhjet e parakohshme paralmentare.

Ska nevoje per zgjedhje Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Nebojsa Medojeviq kerkon zgjedhje te jashtezakonshme.

Nga ana tjeter perfaqesuesit e kolicionit qeverises kane hedhur poshte kete kerkese te opozites. Kryetari i Partise Socialdemoakrte partnere e koalicionit qeverises ne Mal te Zi dhe kryetar i Parlamentit Ranko Krivokapiq thote se shpallja e zgjedhjeve te jashtezakonshme nuk ka baze ligjore. Ai thote se Qeveria nuk ka rene por kemi te bejme vetem me doreheqjen e kryeministrit.

Edhe Luigj Shkreli anetar i Keshillit Qendror te partise ne pushtet thote se kerkesa per zgjedhje te jashtezakonshme eshte e pabaze. Ai ne vazhdim vlereson larte rolin e Gjukanoviqit ne krijimin e nje shoqerie shumeetinike dhe shumekonfesionale me synim intergimet evropiane dhe evroatlantike. Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Gjukanoviq dhe Ranko Krivokapiq.

Sipas tij pakicat ne Mal te Zi Gjukanoviqin do ta mbajne ne mend si politikan te hapur e konstruktiv. Ai nenvizon qe populli shqiptar duhet ti jete mirenjohes vecmas per rolin e tij ne ceshtjen e Kosoves si dhe vendosjen e marredhenieve te mira me Shqiperine.

Gjukanoviqi njohu Kosoven

Nuk mund te harrohet kurre viti 1999 dhe strehimi i permbi njeqindmije vellezerve dhe motrave nga Kosova ne shtetin e Malit te Zi shume te vogel. Disa preja tyre qe duan te vijne tani ne pushtet kane dashur ta ndezin Malin e Zi per shkak se Gjukanoviqi pranoi Kosoven si shtet nderkohe qe edhe marredheniet fqinjesore me Shqiperine jane te shkelqyera pohon Shkreli.

Pas doreheqejes se Kryeministrit Millo Gjukanoviq Partia Demokartike e Socialiste mbeshteti propozimin e tij qe mandatari i i qeverise te jete Igor Llukshiq. Ky i fundit tha se qeveria do te zgjidhet deri ne fund te ketij viti dhe se do te vazhdoje politiken e Qeverise se Millo Gjukanoviqit.

Autor Vera Katana

Redaktoi Bahri Cani

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›