E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rome Vazhdojne hetimet

Pergjegjesine per atentatet me paketa bombe ne ambasadat e Zvicres dhe te Kilit ne Rome e mori persiper nje grup anarkistesh italiane. Agjencia italiane e lajmeve ANSA njoftoi se eshte gjetur nje leter e Federates Informale te Anarkisteve FIA.

Ne ambasaden e Zvicres u plagos rende ne duar nje punonjes i cili po hapte paketen qe shpertheu gjate hapjes. Nje punonjes i ambasades se Kilit u plagos nga shperthimi ne fytyre dhe duar. Pas atentateve policia kontrolloi te gjitha ambasadat dhe konsullatat ne kryeqytetin italian.

Ministri i Jashtem italian Franco Frattini i denoi sulmet duke i quajtur nje akt dhune dhe u siguroi viktimave dhe personelit t ambasades solidaritetin e vendit te tij.

Kryetari i Bashkise se Romes Gianni Alemanno tha se atentatet nuk kane te bejne direkt me Romen Hetuesit po vazhdojne hetimet ne disa pista nderkombetare te cilat nuk me takon ti komentoj. Por kemi pershtypjen se atentatet nuk kane asgje te perbashket me Romen.

Sipas njoftimeve ne medie hetuesit ne Rome po bashkepunojne me koleget ne Athine pasi paketat bombe ne Itali kane ngjashmeri me rastet ne Greqi. Ne fillim te nentorit ne te gjithe Evropen u shkaktua alarm per shkak te paketave bombe te cilat dyshohen se ishin derguar nga anarkiste greke.

dw/dpa/mck/pp

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›