E Shtunë, 31 Tetor 2026

Opozita mblidhet për të diskutuar mbi Progres-Raportin

Partitë e majta pjesë e grupimit Opozita e Bashkuar do të mblidhen sot, për të diskutuar mbi çështjet kryesore si reforma zgjedhore apo situata politike aktuale në vend.

Ky takim është njoftuar një javë më parë nga përfaqësuesi i së majtës, Preç Zogaj, pas takimit informal të kryetarëve të partive opozitare. Një ndër çështjet kryesore që do të diskutohet në takimin e sotëm është dhe progres raporti i BE-së për Shqipërinë, si edhe përgjegjësitë mbi mesazhet e këtij raporti.

Sot pritet të diskutohet edhe pakti prej 10 pikash i propozuar nga Edi Rama si edhe reforma zgjedhore. Kjo pikë e fundit ka prioritetin e tryezës opozitare për shkak edhe të interesimit që vetë partitë e opozitës kanë për këtë çështje.

Pas disa mungesash në takimet informale të së majtës është rikthyer kreu i PBDNJ, Vangjel Dule ndërkohë që javën e parë ftesës i është përgjigjur kreu i PSD-së Skënder Gjinushi, dhe kreu i PSV-së 91 Petro Koçi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›