E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gërdeci, prokuroria vijon leximin e pretencës

Nga gjyqi i Gërdecit

UPDATE- Vijon sot seanca e radhës per dosjen “Gerdeci” ku prokuroria do te vijoje  me leximin e pjesës së mbetur të pretencës, nisur ne seancen e djeshme.

Dosja është mjaft voluminoze, rreth 500 faqe, ku sipas prokurorëve do të duhen edhe të paktën dy seanca të tjera për të përfunduar leximin e saj.

Gjykimi i shumëpërfolur ndaj të akuzuarve si përgjegjës për tragjedinë e Gërdecit, i nisur në korrik të vitit 2009, në Gjykatën e Tiranës, eshte tashme në fazën përfundimtare.

Dje Prokuroria nisi leximin e pretencës për 29 të pandehurit e tragjedisë që shkakoi 26 viktima, 300 të plagosur dhe shkatërroi qindra banesa.

Treshja gjyqësore që shqyrtoi këtë dosje, pas afro 180 seancash, ia ka lënë tashme fjalen prokurorise për paraqitjen e konkluzioneve përfundimtare.

Gjatë leximit të pretencës në seancën e djeshme prokuroria tha se janë shkelur të gjitha rregullat e sigurimit teknik, të cilat më pas kanë çuar në tragjedinë e rëndë.

Prokurori, deklaroi se Ylli Pinari, drejtor i MEICO-s, Mihal Delijorgji, pronar i kompanise Albademil, Dritan Minxholli dhe Sokol Ngjeci, drejtues të fabrikes së demontimit, akuzohen për vrasje në rrethana cilësuese, në bashkepunim, duke shkaktuar vdekjen e 26 personave.

Pretenca ishte caktuar te jepej ne datën 3 tetor, por per shkak te dosjes shume voluminoze dhe numrit të madh të të pandehurve në të, u kërkua një shtyrje dy javore e këtij afati.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›