Reformat dhe BE, sot mblidhet tryeza e Opozitës
TIRANE- Integrimi i vendit pas refuzimit te statusit te vendit kandidat dhe propozimet e opozites pritet te jeten sot ne qender te tryezes zyrtare te Opozites se Bashkuar.
Nje jave me pare, ne nje takim te radhes te liderit socialist Edi Rama me aleatet e majte u njoftua se sot do te mblidhet tryeza zyrtare.
Menjëherë pas takimit, Preç Zogaj u shpreh se Me 18 tetor do mblidhet tryeza zyrtare e Opozitës së Bashkuar, që do diskutojë për Integrimin pas publikimit të Raport Progresit si dhe propozimet e opozitës
Gjatë këtij takimi Zogaj tha se, do të bëhet një sintezë e paktit të integrimit për Shqipërinë si gjithë Evropa, që është propozuar nga opozita, si po shkon, si është pritur e si do të vazhdohet në të ardhmen, duke shtuar se gjithashtu do të miratohet një kuadër parimesh për reformën zgjedhore
“Të gjitha këto takime informale përpos të tjerash bëhen për përgatitjen e një takimi zyrtar, tha Zogaj, duke justifikuar mungesat e hërëpashershme në takimet e opozitës.