E Diel, 1 Nëntor 2026

Opozita, me qefin virtual në dorë

Vdekja për t’u përballuar do filozofi. Njeriu është i vetmi ndër gjitarët - me sa dimë - që  posedon ndërgjegjen se një ditë do të vdesë. është i vetmi që qan dhe që ka shpesh forcën të qeshë me asgjësimin e vet. Një filozofi stoike sesi duhet ta presësh atë, në shtrat, në këmbë, në spital, duke e shkuar për vizitë apo duke parë një film. Për këtë të fundit mund të të vijë në nevojë filmi “2012”. Profecia është e marrë nga kalendari Maya, populli që jetonte në jug të Meksikës dhe kinse i vërtetuar nga aventurierët e astro-fizikës, që flasin për një vënie në vijë të planetëve, prej nga do të rrjedhka (!!)fundi i botës, pas shumë katastrofash.Këndvështrimi astro-fiction ka argumente për polarizime manjetike që mund të shkaktonin fenomene klimaterike apokaliptike. Gjithçka do të përfundojë pasi toka të jetë rrotulluar për 72 orë. Sipas filmit katastrofik të Roland Emmerich, “2012”, jemi të dënuar në flagrancë me vdekje. Të kënaq shpirtin të shikosh me 3 mijë lekë të vjetra fundin e botës tënde. është interesante të kënaqesh me një funeral planetar, duke ngrënë pop-corn dhe pirë kola në kinema, që i përqasen fundit të botës në të vetmin realizim të komunizmit: pra fundi i botës do të na bëjë të gjithëve të barabartë. Të gjithë në dhe’ e baltë, të bukur a të shëmtuar, të varfër e të pasur, budallenj dhe intelektualë, mafiozë e punistë për të përdorur një kategori të fundit në politikë. Por të gjithë bashkë njëkohësisht. Në fund të fund është e vështirë të vdesësh, pa parë një agim ose një perëndim të paktën në bregdet se në Tiranë ka smog, të vjen keq të mos shijosh bakllavanë dhe fishekzjarrët, kapsolla dhe bombat e fundvitit, të vjen keq që s’ke lexuar klasikët e republikës së letërsisë, që s’ke parë kapela Sistina të Mikelanxhelos, apo Piramidat e Egjiptit se piramidat e tjera i kemi parë, të vjen keq të dish se jeta në planet do të vazhdojë por neve na ka ra shorti ose me gjuhen e reality show nominimi për të cof. Por nëse ikim të gjithë për lesh, pra shuhet për herë krijimi, ahere nuk nga ngel asgjë pishman.Ndërkaq Game is over, festa mbaroi, të marrim rraqet. Apokalipsi total është kur toka hap këmbët mëdysh dhe përpin qytete e pallate, tërmete, batica, shembje digash, cunami dhe akullnaja që shkrihen sikur të ishin akullore. Kush mendon se shpëton sepse jeton në fshat, gabon rëndë; është çmenduri të shikosh në TV kur qyteti i Vatikanit apo Shkodra në këtë ditë të fundoset nga plasjet e ujërave e pakontrolluara. Kur në botë po recensohet pozitivisht dhe shikohen salla të mbyllura të gjithë botës filmi i “2012”, jashtë Tiranës, në Shkodër apo Lezhë po asistojnë live në mishërimin e ëndrrave më të këqija që mund të kemi pasur ndonjëherë. Në internet ka vite të tëra që flitet për një katastrofë apokaliptike të botës.Mirëpo perspektiva e vdekjes të bën të mirë të bujarin dhe të keq të ligun. Përballja me lajmin se do të vdesësh nuk është se ndryshon botë, por thjesht radikalizon karakteret. “Memento mori”, ishte një shprehje latine që thoshte “kujtohu se një ditë do të vdesësh”. Nuk të shërbejnë më as horoskopet dhe hedhja e fallit, për të parë fatin. Kënaquni me kampionatin e fundit botëror, mos shkruani më poezi, martohuni në 2013, kështu i bëni qejfin vetes duke parë JuniorTv. Ndërsa filmi i lejon që disa të mbijetojnë katastrofës, pra besoj se ndonjë politikani i kanë ardhur zëra nga lart se do të mbijetojë. Paradoksi i kësaj profecie astro-medie-kinematografie është që bashkon maksimumin e irrealitetit me realitetin. Siç shpjegojnë Mayat me civilizimin e tyre cikli ka ndodhur dhe herë të tjera; deluvioni universal ka ndodhur nuk është se e kanë shpikur ad-hoc ndonjë kryeplak i lashtësisë. Ne qëndrojmë përpara TV duke imagjinuar përmbytjen, shembjen e digës me telekomandë. Edhe bota po të shembet, shfaqja duhet të jetë. Dua t’i them turmës nekrofile dhe mazokiste: nëse do të shohë diçka të shkojë te kalaja e Rozafës....

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›