E Diel, 1 Nëntor 2026

Fshati digjet, opozita krihet me krehrin e berber Ramës

Zhvillimet e fundit me situatën në veri të vendit kanë bërë, që çdo shqiptar i ndershëm ta shikojë me shqetësim faktin e përmbytjeve. Kryeministri i vendit, për të dytën herë shkoi në zonat e përmbytura, kurse kryeparlamentarja Topalli gjendet si rezidente e përhershme atje. Emergjencat civile, ushtria dhe gjithë strukturat e shtetit gjenden prej ditësh në zonat  e përmbytura. Përkarshi këtyre angazhimeve shtetërore gjendet një pakicë kuptohet, që është e vogël në zë por që bën edhe zhurmën e madhe në media. Këta deputetë të opozitës filluan shpifjet, që në orët e para të kapërcimit të viteve duke akuzuar Qeverinë. Fajtore për shiun dhe borën është qeveria Berisha që nuk mori masa. Që komunistët janë të bijtë  e të paudhit e të shejtan-mavrisë, që janë ata që bëjnë akuza pa fakte e baza, që janë ata që kërkojnë ta shohin në hell këtë popull, askush më nuk e vë në pikëpyetje. Një fenomen natyror është dhe duhet trajtuar si fenomen i natyrës. U përmbyt edhe shteti helen ditët e para të 2010-s. Fusha të pambarimta me ujë ndiqja në TV ditët e fundit, fusha të tëra me dëborë në Lindje të Largët. Ndryshimet klimaterike po njihen si fenomene të cilat kanë filluar të ndryshojnë shumë në 20 vitet e fundit nga kohët e shkuara. Në vend të shirave me nga 120 mm në muaj, stuhitë janë më tepër prezentë dhe sasira të shumta reshjesh, që po sjellin veç përmbytje. Askush në të gjithë këtë lëmsh natyror nuk akuzon qeverinë e vendit të tij se është ajo, që përmbyti fusha apo fshatra të tërë. Veç ca djem me brilantinë, pinjollë të bllokut të famshëm komunistë në qendër të Tiranës, që për nostalgji u kthehen akuzave atyre që babai i tyre i bënte me imperialistët dhe revizionistët. Ndryshimet klimaterike po fokusohen si fenomene te shpeshta te cilat kërcënojne seriozisht mjedisin  dhe popullatën. Gjunjëzimi i shumë vendeve nga moti i ftohtë, dëbora, përmbytjet masive shikohen në dimër dhe të nxehtit që gjunjëzun mijëra qytete në verë, flasin për dukurinë e  prishjes së ekuilibrit klimatik. Përballë këtyre fenomeneve natyrore në vendin tonë ngjanë ajo që ka ngjarë ngahera. Kur Qeveria bën përpjekje serioze për minimizimin e këtyre fenomeneve natyrore të pandodhura opozita i bie legenit të ndryshkur të Edvinit, shkon e thotë do të fillojë protestat. Shqip plako, kësaj i thonë: Fshati përmbytet me ujë, opozita krihet me krehrin e berber Edvinit. Mirëpo kur shikoj këto përmbytje, dua t’i lidh këto fenomene me një faktor: Të majtën në Shqipëri e ka përzënë gjithë kohës thatësira. Kur qeverisnin të majtët, hidrocentralet u thanë dhe lumenjtë pakësuan ujërat sa më nuk ishte parë. Kur zgjedhjet i fitoi opozita në ’92-n, vërshuan ujërat dhe shirat e pritur e të kërkuar u kthyen. Ne i deshëm shirat por jo kaq shumë, deri në përmbytje. Kështu ngjau edhe në 2005-n, shirat u rikthyen si luzmë për bujqësinë, për hidrot a energjinë, tani kemi kaq shumë ujë sa nuk dimë se çfarë ta bëjmë. 6 vjet më parë thatesira në dhjetor shënoi kulmin e vet. Lumenjtë ishin katandisur në vivarë - i thonë në anët tona, d.m.th në rrëke e përrenj. Aq sa ca gazeta u thanë: bjeruni legenëve për të sjellë shiun ose më mirë daullet e shiut. Tash kemi ujë sa nuk dimë ku ta shpiem. Batica detare u pa edhe në jug. Në Pashaliman gurët dhe dherat e hedhur nga batica kanë prishur fare udhën e asfalt. Nuk kanë bërë vaki më parë kështu. Ka ndodhur diku nga vitet ‘60 dhe u harruan si fenomene. Jugat e forta në luginën e Dukatit të marrin kokën dhe shfryjnë gjithë tërsëllëmë siç nuk ka ndodhur më thonë banorët por shyqyr nuk ka ujëra. Prishja e ekuilibrave është tregues i ndryshimeve që bota sot po përjeton kudo në dimër me dëborë, përmbytje, stuhi dhe në verë thatësira. Menaxhimi i tyre bëhet me urtësi e dituri. Këtë po bën edhe Qeveria jonë me menazhimin e situatës në veri të vendit....

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›