Kosova 200 mijë euro ndihmë Shqipërisë
Prishtinë- Qeveria e Kosovës akordon një ndihmë prej 200.000 euro për Shqipërinë për përballimin e sitautës së përmbytjes. Vendimi është votuar unanimisht në mbledhjen e sotme të qeverisë në Prishitinë. "Jemi duke ndjekur me vëmendje dhe shqetësim situatën e përmbytjeve që kanë ndodhur në Shqipëri. Kemi shprehur dhe shprehim edhe sot gatishmërinë si gjithmonë për ndihmë dhe solidaritet", deklaroi në fillim të mbledhjes kryeministri Thaçi.(BallkanWeb)