E Shtunë, 31 Tetor 2026

Opozita në Bahrein kërkon dialog

Grupet opozitare në Bahrein i kanë bërë thirrje qeverisë të ndërmarrë hapa pozitivë në vendosjen e dialogut kombëtar. Thirrjet e opozitës vijnë pas javës së përleshjeve të dhunshme ndërmjet protestuesve dhe forcave të sigurisë.

Trashëgimtari i Mbretit, i cili është edhe zëvendëskomandant suprem i forcave të armatosura, të shtunën ka urdhëruar ushtrinë të tërhiqet nga rruga.

Protestuesit antiqeveritarë vazhdojnë të mbesin në sheshin e Manamas, duke kërkuar largimin nga pushteti të familjes mbretërore sunite.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›