Turqia reagon ndaj ngjarjeve në Maqedoni

Si pasojë e ngjarjeve në Maqedoni ku janë plagosur 8 vetë, ka reaguar edhe Turqia. Në deklaratën e bërë nga Ministria e Jashtme e Turqisë, është theksuar rëndësia e mbrojtjes së trashëgimisë kulturore osmano-turke dhe veprave të tyre.
Në deklaratë theksohet se nuk duhen dëmtuar veprat dhe ndërtesat historike që janë trashëgimia e përbashkët e njerëzimit.