E Diel, 1 Nëntor 2026

Opozita ne Itali reagon per Berluskonin

E shtune 15 Tetor 2011 1211

Silvio Berluskoni Zerat opozitare kunder kryeministrit Silvio Berluskoni jane shtuar ne Itali duke e quajtur ate nje udheheqes ne grahmat e fundit edhe pasi ai arriti te fitoje te premten nje tjeter votebesim.

Sipas kundershtareve te tij megjithate diferenca e ngushte e votave e ne qeverine e tij eshte ne pikepyetje. Berluskoni ka shifrat per te qendruar ne pushtet por jo per te drejtuar vendin. Presidenti i kerkoi qe te tregoje se eshte ne gjendje te drejtoje. Ne nje situate te tille ku parlamenti eshte shnderruar ne nje shtepi ankandi ku vota i jepet ofertuesit me te mire vendi nuk mund te ndermarre reforma te rendesishme eshte shprehur kryetari i partise opozitare Italia e Vlerave Antonio di Pietro. Ndersa nje deputet nga partia demokratike ne opozite theksoi se italia perballet me probleme shume te medha ekonomike dhe cdo ligj qe duhet te miratohet ne parlament do te kerkoje nje konsensus te gjere mes paleve keshtu qe sipas tij votebesim nuk mund te jete nje sukses politik per Berluskonin. Analistet parashikojne nje tjeter krize brenda pak muajve dhe mbajtjen e zgjedhjeve te parakohshme ne vend.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›