E Shtunë, 31 Tetor 2026

Opozita ne Kolegj Berisha Rendesi ka besimi tek gjykata

Kryeministri Sali Berisha deklaroi nga Brukseli se  nuk është i shqetësuar që opozita do t’i drejtohet sërish Kolegjit Zgjedhor, për zgjedhjet në Tiranë, pas mbylljes së numërimit të votave të hedhura gabim nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Por kreu i maxhorancës vuri në dukje se është e rëndësishme që të pranohet çdo lloj vendimi që del nga kolegji.

Deklaratat kryeministri i bëri pas përfundimit të punimeve të samitit të Partive Popullore Europiane, në të cilin ai ka informuar gjerësisht për transparencën absolute të numërimit dhe të nxjerrjes së çdo vote në televizion dhe vendimet e Kolegjit Zgjedhor, por edhe si ishte pritur fakti që Tirana u bë blu.

“Garat e ngushta për ccdo vend, për ccdo demokraci, janë para së gjithash provë e shtetit ligjor. Mendoj se shteti ligjor në Shqipëri dëshmoi funksionalitet të plotë, dëshmoi maturi të plotë”- u shpreh Berisha. 

Kreu i qeverisë tha se i qendron ofertës së tij ndaj opozitës të cilën e ftoi që ta pranoj atë.

“Bojkoti ka një cmim për vendin,por çmimin më të madh e ka për atë që e përdor” tha ai.“Uroj dhe dëshiroj që në ofertën e bërë nga qeveria edhe para tre ditësh dhe që do të përsëritet opozita të përfitojë për të dhënë kontributin e saj real në proceset e integrimit”- u shpreh Berisha.

Në sesionin akademik me rastin e 35- vjetorit të themelimit të PPE-së kryeministri Berisha zhvilloi një sërë takimesh, sic ishin ai me kancelaren gjermane Angela Merkel, me presidentin e Komisionit Europian José Manuel Barroso si dhe me krerët e qeverive të disa vendeve.

Gjovalin Kola

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›