E Shtunë, 31 Tetor 2026

Opozita në Maqedoni heq paralele mes Gruevskit dhe Millosheviçit


Acarimi i situates, partitë politike shqiptare të opozitës kanë arritur që kryeministrin Nikolla Gruevski ta krahasojnë me Sllobodan Millosheviçin.
Zërat për një krahasim të tillë janë tejet evidente nga drejtuesit e partive opozitare, ata theksojnë se Gruevski tashmë sipas tyre konsiderohet një “Millosheviq i vogël”.

Deputeti i Partisë Demokratike Shqiptare (PDSH), Orhan Ibrahimi e ka quajtur neofashist kryeministrin e Maqedonisë, Nikolla Gruevskin, duke i krahasuar qëndrimet e tij me politikat e ish – kryekriminelit dhe udhëheqësit serb, Sllobodan Millosheviç.

Reagimi i deputetit të PDSH-së ka ardhur pas deklaratave nacionaliste të Gruevskit se nuk lejon frikësimin dhe nënçmimin e dinjitetit kombëtar maqedonas dhe se shqiptarët duhet të ndryshojnë duke hequr dorë nga kërkesat kombëtare. Deputeti i PDSH nuk e shkëputë fare nga goja identifikimin e politikave të Gruevskit me ato të Milosheviçit.
Kreu i PDSH-së, Menduh Thaçi kohë më parë lidhur me arrestimet e shqiptarëve për vrasjen në Smilkovc, theksoi se Qeveria e Gruevskit po bën arrestimet sikur në kohën e Millosheviçit.

Edhe Demokracia e Re e krahason qeverisjen e Gruevskit me atë të ish diktatorit serb. Sipas DR-së, fjalimet e tij, të cilat janë përjashtues, dëshmojnë qartë se ky kryeministër aspak nuk lëviz nga qëndrimet e tij nacionaliste dhe njëkohësisht ofenduese, luftënxitëse dhe anti NATO e BE.

“Këto fjalime folklorikë të Gruevskit janë të njëjta si të Slobodan Milosheviçit 1988/89 e çojnë popullin në një rrugë të pakthyeshme dhe të rrezikshme për të ardhmen e tyre,kurse popujve tjerë i tregoi se ai nuk është i interesuar për bashkë jetesë. Ai njëkohësisht deklaron se është i përgatitur me çdo çmim të paguajë për mbrojtjen e dinjitetit të Maqedonasve ndërsa harron se në këtë shtet të sapo krijuar jetojnë edhe popuj të tjerë. Shqiptarët kemi paguar dhe po paguajmë gjithmonë për këtë dinjitet, por dallimi mes nesh dhe tij është se ne asnjëherë nuk mendojmë se respekti për të tjerët na e ulë dinjitetin, përkundrazi ne mendojmë se respekti për të ndryshmen është vyrtit”, thuhet në një reagim të DR-së.

Fazli Veliu, i rebeluari në radhët e "integristëve" është ndër të parët që shpërtheu duke e krahasuar Nikolla Gruevskin dhe veprimet e tij të ngjashme me ato të ish-presidentit serb,
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›