E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kërkohet kohë shtesë për mbylljen e USAID’it

SHBA kanë kërkuar më tepër kohë nga Rusia për mbylljen e zyrës së Agjencisë për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) në atë vend.

Autoritetet ruse i kanë dhënë afat Washingtonit deri më 1 tetor për mbylljen e të gjitha operacioneve të USAID’it në Rusi, duke e akuzuar atë se, nëpërmjet granteve, ka synuar që të ketë ndikim në zgjedhjet ruse.

Zëdhënësja e Departamentit amerikan të Shtetit, Victoria Nuland, deklaroi të enjten mbrëma se SHBA i kanë premtuar Rusisë se “që prej 1 tetorit nuk do të ketë as kontrata e as programe të reja”, megjithëse nga Rusia është kërkuar më tepër kohë për përfundimin e misionit dhe për “mbylljen e programeve që ende janë në zhvillim e sipër”.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Rusisë, Aleksander Lukashevic, ndërkaq ka deklaruar se, Moska mbetet në qëndrimin se “vendimi është marrë, dhe se ai është vendim i një shteti sovran që duhet realizuar”.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›