E Diel, 1 Nëntor 2026

Opozita në Maqedoni konfirmon bojkotin në zgjedhjet vendore

14-02-2013 / Gazeta 55

LSDM kthen mandatet: Përgjegjësinë e ka kryeministri Gruevski

Lidhja Socialdemokrate e Maqedonisë ka marrë vendim përfundimtar për bojkotimin e zgjedhjeve vendore të 24 marsit. Deputetët gjithashtu kanë vendosur edhe për kthimin mandateve të tyre. Sipas LSDM-së përgjegjësinë për gjithë këtë situatë e ka kryeministri Nikolla Gruevski. Vendimi i opozyës së bashkuar në vend ka ardhur menjëherë pas deklaratës së kryeministrit sipas së cilës nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme parlamentare. Nënkryetari i Lidhjes Social Demokrate të Maqedonisë Gordan Georgiev bëri të ditur se deputetët e opozitës njëkohësisht kanë marrë vendimin për kthimin e mandateve. Vendimi i opozitës dëshmon se kanë dështuar përpjekjet e përfaqësuesit të lartë europian Stefano Sanino për të gjetur rrugëdalje nga kriza e krijuar.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›