Delijorgji-Pinari-Minxhollivetëdorëzohet treshja e Gërdecit

Të tjera rreth shkrimit Dje Apeli uli dënimin për tre të pandehurit kryesorë Sondazh: A ju duket vendimi i Gërdecit në një linjë me atë të 21 Janarit Durda: Gjyqtarë plehra VIDEO Familjarët: Jeta biznes për drejtësinë Gerdeci ne fokusin e Shqiptarja.com
TIRANE - Janë vetëdorëzuar në polici tre prej të pandehurve kryesorë të tragjedisë së Gërdecit, më 15 marsin e 5 viteve më parë, Mihal Delijorgji, president i shoqërisë Albademi, Ylli Pinari, drejtori i MEICO dhe Dritan Minxholli, administrator i fabrikës Albademi. Sot Prokuroria firmosi 15 urdhër-arreste për të ndaluar personat e dënuar, lista me emrat e të cilëve i kaloi për ekzekutim Policisë Tiranë. Pinari, Minxholli dhe Delijorgji janë sjellë të tre me një fuoristradë dhe janë dorëzuar në ambientet e Drejtorisë së Policisë Tiranë. Treshja e të pandehurve kryesorë për Tragjedinë E Gërdecit është filmuar nga kamera e televizionit A1 REPORT teksa qetësisht futeshin brenda ambienteve të Drejtorisë së Policisë së Tiranës, pa komente për mediat. Sot Prokuroria firmosi 15 urdhër-arreste dhe pritet që të gjithë të pandehurit të ndalohen për të kryer dënimet e mbetura.
PROKURORIA SOT LESHOI 15 URDHER-ARRESTE
Një ditë pas vendimit të formës së prerë dhënë nga Gjykata e Apelit për dosjen “Gërdeci” Prokurori ka nisuar firmosjen e urdhër-arresteve për të pandehurit e tragjedisë së 15 marsit të vitit 2008. Burime për A1REPORT nga organi i akuzës thanë se deri më tani janë firmosur 15 urdhër-arreste për të ndaluar personat e dënuar ku ndër të pandehurit janë Mihal Delijorgji, Ylli Pinari, Dritan Minxolli, i kanë kaluar policisë së shtetit dhe është ky institucioni i cili duhet t'i ekzekutojë.
Gjykata e Apelit vendosi të reduktojë dënimin për tre prej të akuzuarve kryesorë të tragjedisë së Gërdecit: Ylli Pinari nga 18 vjet dënohet me 15 vjet burg, ndërsa Dritan Minxhollit dhe Mihal Delijorgjit i reduktohet dënimi me 1/3.
Kështu Dritan Minxholli dënohet me 12 vjet burg ndërsa Mihal Delijorgji dënohet me 6 vjet e gjysmë, ndërsa me llogaritë e paraburgimit Mihal Delijorgji duket i privilegjuari i drejtësisë pasi thuajse i ka mbyllur llogaritë me drejtësinë.
Policia e Shtetit pritet të ekzekutojë urdhër arrestet brenda orës 20:00 të mbrëmjes së sotme, ndërsa menjëherë pas vendimit të djeshëm inspektorë të policIsë dhe komisariatet e kryeqytetit kanë bërë verifikimin fizik të të pandehurve duke shmangur ndonjë largim të mundshëm të tyre për t’u shmangur drejtësisë.
PROKURORIA LISTE POLICISE SE SHTETIT ME 15 EMRA PER T'U ARRESTUAR
15 URDHER EKZEKUTIMET
Koha që u ka mbetur për burg
1. Mihal Delijorgji 3 muaj, 24 ditë
2. Luan Hoxha 5 vjet
3. Ylli Pinari 3 vjet e 7 muaj
4. Minxholli 5 vjet e 7 muaj
5. Sokol Ngjeçi 3 vjet e 7 muaj
6. Çaushi 3 vjet
7. Tartari 1 vit
8. Ndue Marku 1 vit
9. Fatmir Kuçi 1 vit
10. G.Hoshafi 3 vjet
11. Jorgo Mino 3 vjet
12. Denis Hajdari 1 vit
13. Fahri Toska 3 vjet
14. Zenun Fero 3 vjet
15. Hysni Çoçka 3 vjet
*Në foto, Dritan Minxholli (majtas) dhe Ylli Pinari (djathtas) duke hyrë në ambientet e Drejtorisë së Policisë Tiranë
*Në foto, Mihal Delijorgji drejt ambienteve të Drejtorisë së Policisë Tiranë
Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)