E Diel, 1 Nëntor 2026

Opozita në Siri kërkon paqeruajtës të OKB-së

Opozita siriane ka kërkuar nga OKB-ja dërgimin e forcave të armatosura paqeruajtëse në këtë vend, pasi që vëzhguesit e OKB-së suspenduan operacionet e tyre, për shkak të dhunës më të re.

Këshilli Kombëtarë i Sirisë në mërgim, kërkoi nga Këshilli i Sigurimit të OKB-së që të miratojë një rezolutë, e cila do të parashihte dërgimin e paqeruajtësve të armatosur.

Kjo thirrje u bë pas raporteve se forcat siriane të sigurisë kanë rrethuar sërish qytetin Homs dhe pas njoftimeve se vetëm gjatë fundjavës në Siri janë vrarë mbi 80 persona.

“Në kohën kur regjimi po kryen krimet më të rënda kundër popullit sirianë, neve na befason vendimi i vëzhguesve të OKB-së për të suspenduar punën e tyre, për shkak të intensifikimit të dhunës, siç e quajnë ata”, theksohet në kumtesën e Këshillit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›