Polici ekzekuton një familje rome në Sllovaki

Sipas dëshmitarëve, 51-vjeçari udhëtoi me makinën e tij deri në banesën e ndodhur në qytetin e vogël të Hurbanovos dhe atje qëlloi ndaj personave të ndodhur në shtëpi.
Polici i njihte viktimat, por nuk janë qartësuar ende arsyet e kësaj masakre, ndërsa autoritetet refuzojnë të spekulojnë për motive racore.
Efektivi policor u prangos pas vetëm dy orësh rrethim, kohë gjatë së cilës ai ju tha kolegëve të tij se do të vriste veten, nëse do të afroheshin.
Hurbanovo është një qytet në luginën e lumit Danub, në të cilën jeton komuniteti sllovak, hungarez dhe ai romë.
Rreth 10 për qind e popullsisë prej 5.4 milionë banorë të Sllovakisë i përkasin komunitetit rom dhe në muajin prill, në zgjedhjet parlamentare, një deputet rom fitoi për herë të parë në histori një vend në Parlament.