Akomodimi i turisteve hotele te reja ne Gjirokaster
Mungesa e kapaciteteve akomoduese, shqetësim i ngritur në çdo fillim sezoni turistik, tashme duket se ka gjetur zgjidhje në qytetin e Gjirokastrës. Investitorët privatë duke parë këtë mungesë në shërbimin ndaj vizitorëve të cilët mbeteshin shpesh herë vetëm në kuadër të turizmit ditor kanë ndërtuar apo rindërtuar ambjente hotelerike të standarteve të larta. Nga mbyllja e sezonit të një viti më parë dhe deri tani janë regjistruar në zyrën e Tatim- Taksave të qytetit 17 hotele që i përkasin biznesit të madh.
“Ka një kapacitet akomodues të mjaftueshëm. gjithmonë ka pasur kërkesa në pjesën muzeale të qytetit pasi vetë banorët shpeshherë i kthejnë shtëpitë e tyre në ambjente hotelerie për t’i ofruar mundësinë turistëve për të kaluar natën në shtëpitë e tyre. kjo është dëshirë edhe e vetë të huajve që vizitojnë qytetin e Gjirokastrës”- deklaron Gentian Thomallari, drejtor i zyrës së Tatim- Taksave në Gjirokastrës.
Kapacitetet akomoduese të hoteleve të ngritura së fundi jo vetëm përballojë fluksin e vizitorëve gjatë gjithë vitit, por edhe artistët e shumtë në numër që pritet të mbërrijnë për festivalin folklorik që mbahet një herë në katër vjet në qytetin e gurtë. E veçanta e këtyre investimeve është se ato janë shtrirë edhe në shtëpitë karakteristike duke i përshtatur në hotele.
Ismail Xhaferri