Opozita nuk kthehet në Kuvend

Mbajtja e mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit të Kosovës me nënkryetaret dhe shefat e grupeve parlamentare, nuk ka sjell ndonjë rezultat për kthimin e opozitës në Kuvend. Shefat e grupeve parlamentare të opozitës kanë deklaruar se nuk do të kthehen në seancë, përderisa nuk hiqet nga rendi i ditës Projektligji për bankat dhe institucionet mikrofinanciare.
Kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi, të martën pas takimit nuk ka folur për media, ashtu siç ka vepruar pas çdo takimi të kryesisë.
Ndryshe, seanca e radhës mund të mbahet më 5 prill, ku ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, do ta informojë Kuvendin, lidhur me arrestimin e dy policëve të Kosovës nga xhandarmëria serbe. Por opozita ka njoftuar, se nëse nuk do të hiqet nga rendi i ditës projektligji që kanë kërkuar, ata nuk do marrin pjesë as në seancën ku do të flas Rexhepi. (Kosovapress)