E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tadiq dorëheqjen e ‘kushtëzon’ me garancionet për Kosovën

Nëse merr garancione të forta ndërkombëtare që në Kosovë nuk do të ketë konflikte dhe sulme të reja mbi serbët, kryetari i Serbisë, Boris Tadiq do të jap dorëheqje sot ose nesër ndërsa më 6 maj do të mbaheshin edhe zgjedhjet presidenciale, ka thënë për mediat serbe një burim i afërt me presidentin serb, Tadiq.

Madje edhe para shpalljes së zgjedhjeve lokale dhe parlamentare (13 mars), Tadiq dhe bashkëpunëtorët e tij të afërt ishin për zgjedhjet presidenciale, burimi i Blicit-it pohon që lideri i demokratëve ende nuk ka marrë vendim përfundimtar për faktin që në rast të incidenteve dhe trazirave në Kosovë, ushtruesi i detyrës së presidentit të Serbisë nuk ka mandat të plotë për veprim.

Detyrat e presidentit të shtetit, në një situatë të tillë do t’i kalonin kryetares së Kuvendit të Serbisë, Sllavica Gjukiq-Dejanoviq.

Pos Tadiqit, tani për tani, janë edhe tre kandidat të tjerë për president të Serbisë: Tomisllav Nikoliq, kryetar i përparimtarëve serb, Ivica Daçiq, i socialistëve dhe Ishtvan Pastor, lider i Lidhjes Hungareze të Vojvodinës.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›