E Diel, 1 Nëntor 2026

Opozita peng i bojkoteve e pamundur ti beje balle debatit konstruktiv

11-09-2010 / Gazeta 55

Ligji per investimet e huaja mbron investimet nga pronaret e paligjshem


Ne nje kohe kur komisioni parlamentar i Ligjeve po diskutonte nje ligj per investimet e huaja opozita socialiste degradoi ne sjellje te uleta dhe te paarsyeshme duke shkuar deri ne braktisjen e mbledhjes se komisionit. Disa shtesa ne projektligjin Per investimet e huaja krijoi edhe konfuzionin e paleve teksa ligji qe mbron investimet e huaja ne vendin tone eshte kundershtuar fort nga opozita e Partise Socialiste. Drafti mbron te gjitha kompanite e huaja qe investojne mbi 10 milione euro nga pretendimet e pronareve qe e cojne ceshtjen ne gjykate ku garant del shteti. Deputetet demokrate deklaruan se ky projektligj mbron investitoret e huaj nga pronaret jo te ligjshem po socialistet kundershtuan ashper draftin me argumentin se qeveria kerkon te favorizoje dhe te mbroje kompani te caktuara. Nga ana tjeter deputetet e mazhorances u shprehen te gatshem te ftonin grupet e interesit por vetem pasi projektligji te jete miratuar nen per nen. Ne keto kushte socialistet braktisen mbledhjen e Komisionit. Pas largimit te opozites deputetet e mazhorances miratuan me votat e tyre nen per nen projektligjin Per investimet e huaja. Kerkesa juaj duhet te ishte paraqitur ne kohen e duhur por juve nuk ju intereson seanca degjimore dhe ne nuk mund te biem pre e kesaj taktike penguese te kryetarit te partise suaj pasi parlamenti eshte nje organ sovran u shpreh kryetari i Ligjeve Ilir Rusmali. Mazhoranca kundershtoi kerkesen proceduriale te paraqitur nga deputetet socialiste.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›