Meta Vendimi i OKB-se mbylli ceshtjen e statusit

PDU Statusi dhe kufijte e Kosoves te panegociueshme
Ceshtja e statusit te Kosoves eshte e mbyllur dhe i perket se kaluares. Keshtu u shpreh dje ministri i Jashtem Ilir Meta pas vendimit te Organizates se Kombeve te Bashkuara mbi rezoluten serbe. Sipas numrit nje te diplomacise shqiptare vendimi i Beogradit per tu terhequr nga rezoluta e meparshme ka qene i veshtire por Serbia e ka kuptuar se me e rendesishem eshte integrimi ne Bashkimin Europian. Dua te pershendes miratimin e djeshem ne Asamblene e Pergjithshme te OKB-se te rezolutes qe mirepret opinionin keshillimor te Gjykates Nderkombetare te Drejtesise e cila konfirmoi perfundimisht pavaresine e Kosoves dhe integritetin e saj territorial. Ne vleresojme se miratimi konsensual i kesaj rezolute dje eshte nje hap shume i rendesishem ne respekt te opinionit keshillimor te GJND por dhe te konsolidimit te shtetit te Kosoves dhe te institucioneve te saj demokratike e evropiane si dhe nje kontribut thelbesor per paqen dhe stabilitetin jo vetem ne Kosove por ne te gjithe rajon tone e me gjere. Ne theksojme se tashme qe ceshtja e statusit te Kosoves dhe kufijve te saj eshte nje ceshtje qe i takon se kaluares pra nje ceshtje e mbyllur dialogu per ceshtje praktike eshte i domosdoshem dhe e mbeshtet ate duke besuar se midis Serbise dhe Kosoves do te filloje nje dialog i sinqerte i qendrueshem e konstruktiv si dy shtete te pavarura e te barabarta per zgjidhjen e ceshtjeve praktike e konkrete ne dobi te interesave te qytetareve dhe te perspektives se tyre evropiane u shpreh zevendeskryeministri Meta. Ne fjalen e tij ministri i Jashtem Ilir Meta ka theksuar se reflektimi i Serbise per tu terhequr nga iniciativa e saj e meparshme ishte levizja per te pranuar integrimin Evropian. Ne vleresojme reflektimin e Serbise per tu terhequr nga iniciativa e saj e meparshme e njeanshme dhe pranimin e kompromisit te ofruar nga Bashkimi Europian si dhe ne menyre te vecante ne pershendesim te gjitha vendet e Bashkimit Europian per unitetin qe deshmuan per kete ceshtje perfshire dhe rolin dhe kontributin e Baroneshes Ashton ne bisedimet me palen serbe dhe angazhimin e ketyre te fundit per ti orientuar ne menyre evropiane zhvillimet e ardhshme tha me tej Ilir Meta. Ai deklaroi gjithashtu se uniteti i BE-se per kete rezolute eshte nje sukses i rendesishem i politikes se jashtme te BE-se. Eumlshte nje unitet qe une besoj se do te vazhdoj ne ceshtje te tjera ashtu sikurse nuk eshte hera e pare sepse ne fund te fundit edhe vendosja e EULEX-it qe eshte nje mision teper vital per te ardhmen europiane te Kosoves eshte gjithashtu ne unison me te gjitha vendet e BE-se jo vetem nga 22 vendet qe e kane njohur deklaroi zevendeskryeministri dhe ministri i Puneve te Jashtme Ilir Meta.
PDU Statusi dhe kufijte e Kosoves te panegociueshme/ Partia Drejtesi dhe Unitet pershendet miratimin e rezolutes se Organizates se Kombeve te Bashkuara per Kosoven ku merret qartesisht dhe pa ekuivoke parasysh mendimi keshill dhenes i Gjykates Nderkombetare te Drejtesise. Tashme ceshtja e statusit te Kosoves dhe e kufijve te saj eshte nje ceshtje e mbyllur dhe e vetmja gje per te cilen mund te bisedojne Kosova me Serbine eshte fqinjesia e mire dhe marreveshjet dy shteterore thuhet ne deklaraten per shtyp te PDU-se. PDU eshte besimplote se vitin e ardhshem ne shtator delegacioni i Kosoves do te ulet si i barabarte mes te barabarteve ne Asamblene e Pergjithshme te OKB-se dhe jo me si delegacion i ftuar. Vendimi i GJND-se qe qarteson juridikisht se shpallja e pavaresise se Kosoves eshte ne perputhje me te drejten nderkombetare eshte bere tashme pjese e dokumenteve zyrtare te OKB-se pas miratimit te kesaj rezolute thuhet me tej ne njoftimin per mediat e Partise Drejtesi dhe Unitet.
...