E Diel, 1 Nëntor 2026

Ambasadori i SHBA ne OSBE Shqiperia ka ndalur diskriminimin koha per nisjen e reformes zgjedhore

11-09-2010 / Gazeta 55

Ambasadori i Misionit te SHBA ne OSBE Ian Kelly shpreh vleresimin e Shteteve te Bashkuara te Amerikes per arritjet e Qeverise shqiptare dhe per progresin e bere ne implementimin e reformave te rendesishme


Ne pergjigje te Raportit te dorezuar prej Ambasadorit Bosch ne Keshillin e Perhershem te OSBE-se ne Vjene Ambasadori i Misionit te SHBA ne OSBE Ian Kelly shpreh vleresimin e Shteteve te Bashkuara te Amerikes per arritjet e Qeverise shqiptare dhe per progresin e bere ne implementimin e reformave te rendesishme qe prej raportit te fundit te OSBE-se duke nenvizuar njekohesisht qe nje prej sfidave kryesore ne te ardhmen mbetet reforma zgjedhore para zgjedhjeve lokale. Shume zhvillime pozitive kane ndodhur qe prej Raportit te fundit te ambasadorit Bosch kryesisht ne perpjekjet per te mbrojtur individet nga diskriminimi ne luften kunder trafiqeve njerezore ne reduktimin e korrupsionit dhe ne krimin e organizuar dhe ne permiresimin e qeverisjes ambientaliste. Shqiperia meriton njohje per keto arritje. Ju i kushtoni vemendje si progresit te bere nga Shqiperia ne zbatimin e reformave te rendesishme ashtu edhe sfidave qe mbeten ne disa ceshtje kyce tha Kelly. Duke u ndalur specifikisht te progresi i reformave ambasadori i Misionit te SHBA-se ne OSBE veren se nje prej tyre e cila mbetet edhe domosdoshmeri eshte reforma zgjedhore. Sipas tij raporti i OSBE/ODIHR permban udhezime te dobishme per permiresimin e sistemit zgjedhor. Nje prej tyre eshte reforma zgjedhore vecanerisht duke pasur parasysh afrimin e zgjedhjeve te ardhshme vendore. Ne vazhdojme te besojme se rekomandimet e Raportit te OSBE-ODIHR permbajne udhezime te dobishme per permiresimin e sistemit zgjedhor ne Shqiperi theksoi ai. Shtetet e Bashkuara te Amerikes e vleresojne maksimalisht punen e Prezences se OSBE-se ne kete dhe ne ceshtje te tjera sidomos ne perpjekjet per te fuqizuar pavaresine dhe transparencen e institucioneve juridike per te ndertuar kapacitetet e Asamblese ne promovimin e barazise gjinore dhe ne forcimin e perpjekjeve kunder korrupsionit. Gjithashtu vleresojme mbeshtetjen e vazhdueshme te Prezences ndaj policise dhe ne procesin e carmatimit. Prezenca ka ende shume per te bere ne ndihme te ndertimit dhe konsolidimit te progresit ne keto fusha si dhe per te promovuar me tej permiresimet ne fusha te tjera sic jane mbrojtja e te drejtave te minoriteteve forcimi i transparences ne pronesine dhe financimin e mediave. Ambasador Bosch ju dhe ekipi juaj keni bere nje pune te rendesishme dhe efikase dhe i vleresojme perpjekjet tuaj gjate ketyre viteve per te prioritarizuar aktivitetet dhe ne kanalizimin e operacioneve duke shfrytezuar ne maksimum burimet tuaja te kufizuara. Reduktimi i numrit te projekteve tuaja eshte tregues i qellimit per vazhdimin e ketij procesi dhe ne ju pergezojme per fokusin tuaj te vazhdueshem ne aktivitetet qe orientohen prej rezultateve deklaroi me tej ambasadori i SHBA-ve ne BE Ian Kelly. Perfaqesuesi i Uashingtonit e pergezoi ambasadorin Bosh per vemendjen e vecante ne koordinimin e punes se Prezences me Qeverine shqiptare dhe me aktoret e tjere lokale dhe nderkombetare ne vecanti me BE-ne. Ne konstatojme marredheniet pozitive mes Prezences dhe Qeverise. Ne sinqerisht ju falenderojme Ambasador Bosch per punen qe keni bere si Kryetar i Prezences dhe ju urojme gjithe te mirat ne angazhimet tuaja ne te ardhmen. SHBA mirepret vazhdimesine e bashkepunimit te ngushte me ekipin tuaj perfundoi fjalimin e tij ne keshillin e perhershem te organizates ne Vjene ambasadori i Misionit te SHBA ne OSBE Ian Kelly.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›