E Shtunë, 31 Tetor 2026

Opozita përcakton sot hapat e mëtejshëm të protestës kundër qeverisë pas ultimatumit

Tiranë, 3 dhjetor, NOA Pasi ka përfunduar mbrëmjen e djeshme afati i caktuar nga opozita për reflektim ndaj kryeministrit Berisha për hapjen e kutive të 28 qershorit, pritet që ajo të vendosë sot për mënyrat konkrete sesi do të vijojë aksioni i saj politik.

Në një mbledhje të parashikuar në mesditë mes kryesocialistit Rama dhe grupit parlamentar të PS, do të merren në shqyrtim të gjitha çka kanë ndodhur deri tani për të gjetur format e duhura me se të vijojë kundërvënia ndaj qeversië.

Paskëtaj, pritet që Edi Rama të dalë me një deklaratë publike, përmes së cilës ai do ti drejtohet të gjithë atij që e quan populli opozitar, duke i komunikuar masat e reja në kuadrin e lëvizjes opozitare.

Kjo e fundit mësohet tashmë se nuk do të ketë më në qendër të saj kërkesën ultimative për hapjen me çdo kusht të kutive të votimit të 28 qershorit, por largimin e qeverisë së drejtuar nga Berisha dhe realizimin e zgjedhjeve të parakohshme.

n.e/NOA

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›