E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bosch: Koha për dialog, opozita në Kuvend

Ambasadori i OSBE-së në vendin tonë, Robert Bosch ka bërë apel sot për dialog politik mes palëve, duke deklaruar se tashmë ka ardhur koha për një dialog të qendrueshëm mes dy palëve politike. Ai i ka bërë apel opozitës të kthethet në Kuvend, duke theksuar se vetëm aty mund të bëhet politikë. " Është koha që politika të ketë një dialog të qendrueshëm. Dialogu fillon në Kuvend", theksoi Bosch.
Duke iu referuar "duelit" të deklaratave me një gjuhë të ashpër ditët e fundit nga politikanët, Bosch tha se duhet përdorur një gjuhë më e butë. Deklaratat e Robert Bosch u bënë pas takimit të sekretarëve parlamentarë të rajonit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›