E Diel, 1 Nëntor 2026

Opozita përshkallëzon protestën. 22 deputetë në grevë urie

(UPDATE) Opozita nisi rreth ores 18:30 protesten, ne bulevardin “Deshmoret e Kombit”, perballe kryeministrise, e cila sipas tyre do te zgjase deri ne kryerjen e transparences se plote te zgjedhjeve te 28 qershorit. Pas deklaratave te liderve opozitare, nga bulevardi u largua podiumi i improvizuar dhe per momentin jane vendosur disa çadra. Opozita pershkallezon protesten gjate pasdites se te premtes. 22 deputete socialiste do te hyjne ne greve urie dhe do te qendrojne ne cadrat e vendosura perpara kryeministrise. Vendimi i mbremjes i grupit parlamentar u be publik nga deputeti Fatmir Xhafaj, i cili shtoi se edhe 180 qytetare jane solidarizuar me kete qendrim.

• Rama: Transparencë për integrimin, sakrificë e pafund për demokracinë
• Emrat e deputetëve që do të hyjnë në grevë

Lideret e se majtes dhe mbeshtetesit e tyre rreth ores 18.30 u vendosen para godines se qeverise. Protestuesit qe mbushen bulevardin qendror te kryeqytetit u pershendeten, nga drejtuesit e majte dhe deputete socialist. Kreu demokristian Nard Ndoka, tha se qeveria nuk perfaqeson me interesat e qytetareve dhe se duhet larguar. Nderkohe, ne fund te fjalimeve, kreu i Asamblese se PS, Gramoz Ruci beri te ditur se do te merret nje vendim nga grupi parlamentar i PS, pas 45 minutash lidhur me vijimin e protestes. "Te gjithe se bashku, te djathte e te majte, nga jugu ne veri, duan te ndalin me cdo cmim kete klike uzurpatore qe te vazhdojne me tej sundimin e ketij vendi", u shpreh Nard Ndoka, kreu i PDK-se.

Paskal Milo i Demokracise Sociale, tha se Brukseli duhet ta lexoj drejte kete proteste dhe se situate kerkon zgjidhje politike. "Sot per te kerkuar zgjidhje politike, dhe ne duhet te shkojme vendosmerisht drejt kesaj kerkese pa u lekundur", tha Paskal Milo, kreu i PDS-se.

Kreu i Partise Bashkimi per te Drejtat e Njeriut Vangjel Dule tha se qeveria eshte ilgjetime, dhe nevojiten zgjedhje te reja. "Ti hapim rrugen zgjedhjeve te reja, ti hapim rrugen demokracise, ti hapim rrugen tone drejt integrimit te plote ne Evrope", u shpreh Dule, kreu i PBDNJ-se.

Nje goditje perfundimtare per Sali Berishen e cilesoi kreu socialdemokrat protesten e opozites. "Berishes ne nuk i kerkojme te dorezoje pushtetin, po te dorezoje voten e vjedhur, te dorezoje Ilirin te sendet e gjetura", tha Skender Gjinushi, kreu i PSD-se.

Pershendeten protestuesit edhe Prec Zogaj, Spartak Ngjela dhe Erion Veliaj. "Keto zgjedhje nuk mbajne, keto zgjedhje nuk kane kellqe per te mbajtur krizen e thelle politike, ekonomike, morale dhe sociale qe po perjeton Shqiperia", tha Prec Zogaj.

"Ju bej thirrje nga ky shesh qe te gjithe te dalin ne qytetet e tyre te solidarizohen me ne dhe ti japim fund ketij terri mizerabel qe na ka shkaterruar me qeverine e tij", u shpreh Spartak Ngjela, kreu i partise Ligj dhe Drejtesi. "Nuk ka dy Shqiperi, jemi nje popull, nje komb, me i miri do e fitoj kete beteje sot neser dhe deri sa te duhet", tha Erion Veliaj, kreu i G99.

Socialistet nisen grumbullimin, rreth ores 17:00, ne sheshin "Skenderbej". Kesaj proteste iu bashkuan jo vetem opozitare te kryeqytetit por edhe te rretheve te tjera te cilet erdhen me autobuze. Me pas protetuesit u zhvendosen nga sheshi, drejt bulevardit qendror, per te zene vend para kryeministrise, ku ishte parashikuar mbajtja e tubimit.

Taulanta Boja Azhornuar së fundi ( e premte , 30 prill 2010 ) < I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›