E Shtunë, 31 Tetor 2026

Protestuesit nga rrethet në Tiranë

Ne Sheshin “Skenderbej” dhe para selise se Partise Socialiste ka nisur pothuajse prej 2 oresh grumbullimi i protestuesve te opozites te mbledhur nga e gjithe Shqiperia. Ne keto momente pritet te nise marshimi i tyre permes Bulevardit "Deshmoret e Kombit" drejt Kryeministrise, ku ata sic edhe kane deklaruar, do te kerkojne hapjen e kutive te zgjedhjeve te 28 qershorit deri ne largimin e qeverise. Gjate dites u mesuan disa prej detajeve te kesaj proteste. Me motivin e transparences se zgjedhjeve te vitit te shkuar dhe situaten ekonomike ne vend, drejtuesit socialiste parashikojne te mbledhin rreth 100 mije vete.

Para selise se kryeministrise do te marin me radhe fjalen drejtues te selise roze, aleatet e socialisteve dhe ne fund do te jete kryetari i Partise Socialiste Edi Rama. Ndryshe nga protesta e nentorit 2009, manifestuesit do te qendrojne te pakten per 12 dite dhe netë para godines se qeverise. Sipas organizatoreve, cdo dite do te protestojne socialistet e 1 Qarku, te cilet do te mbeshteten nga qytetaret e Tiranes. Ne pjesen e Bulevardit "Deshmoret e Kombit", mes Kryeministrise dhe Kryesise se Kuvendit, nuk dihet ende nese do te ngrihen cadrat.

ALSAT < I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›