E Shtunë, 31 Tetor 2026

Minatorët i bashkohen protestës së opozitës

Protestes së opozitës i është bashkuar dhe Sindikata e Minatorëve. Rreth orës 10:00 në shesh para kryeministrisë, minatorët kanë dalë me pankarta dhe flamuj në duar të ndryshëm nga ato të socialistëve. Ata shprehen kundër trajtimit të 1 Majit si festë nga qeveria pasi sic lexohet dhe në parrullat e tyre, për ta kjo ditë është një protestë kundër kushteve të vështira të punës.

• Fino: Grevë deri në hapjen e kutive
• Protesta, nata e parë e grevës së urisë
• Mazhoranca, koncert festiv tek “Nënë Tereza”

Mbeshtetes te opozites jane mbledhur ne Bulevardin “Deshmoret e Kombit” per t’u solidarizuar me 22 deputetët socialiste greviste. Ata vazhdojne te qendrojne para hyrjes kryesore te selise se kryeministrise, ku gjendet nje kordon i gjere i forcave te rendit. Deputeti socialist Namik Dokle shprehet se nuk do të ndalin protestat deri në plotësimin e kërkesës për hapjen e kutive.

Ai thekson se nuk i tremben incidenteve, pasi protestuesit socialistë nuk janë provokatorë. Dokle tha se shumë deputetë dhe mbështetës të PS janë të gatshëm t’i bashkohen grevës aktuale, ndërsa i bëri thirrje qeverisë t’i japë zgjidhje sa më shpejt situatës.

Ndërkaq në sheshin “Nënë Tereza” po vijojnë përgatitjet për koncertin festiv të organizuar nga mazhoranca. Situata në shesh është e qetë. Janë të paktë njerëzit e pranishëm atjë, ndërkohë që është ndërprerë qarkullimi i makinave.

Azhornuar së fundi ( e shtunë , 01 maj 2010 ) < I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›