E Shtunë, 31 Tetor 2026

Opozita proteston për hapje të kutive

Opozita ka zhvilluar sot protestën e përditshme përpara Kryeministrisë, aty ku janë ngujuar në grevë 202 qytetarë e deputetë.
Deputetja Arta Dade deklaroi se populli kërkon largimin e Berishës. Sipas saj, protestuesit dhe grevistët janë heronjtë e vërtetë të votës së lirë. Ajo e cilësoi kryeministrin Berisha si diktatorin e fundit në Ballkan.

Deputetja Eglantina Gjermeni tha se politika e mbrapshtë ka zhytyr vendin në krizë. Ajo pohoi se taksat e biznesit janë shumë të larta ndërsa të gjithë po ndjejmë krizën e papunësisë.
Ethem Ruka, deputet theksoi se demagogët duhet të bëjnë zbardhjen e zgjedhjeve të 28 qershorit. Ai theksoi se Berisha ka lëshuar të gjithë shpurën e tij kundër protestës së PS-së. "Unë i bëj apel Berishës të reagojë. I kërkoj Topit që të ndërhyjë në zgjidhjen e kësaj krize", theksoi ai. Ruka i cilësoi kërkesat e opozitës si kërkesat më të thjeshta në botë , për të cilat, sic tha ai nuk ka asnjë vendim që ndalon përmbushjen e tyre.
Deputetja Mimi Kodheli dekalaroi se aspiratat evropiane të shqiptarëve janë tradhëtuar. "Studentët, minatorët, mësuesit, pensionistët janë të tradhëtuar. Jemi të gjithë të tradhëtuar për lirinë e votës ", u shpreh ajo. Namik Dokle, deputet theksoi se kërkesa e vetme e opozitës për hapje të kutive nuk do të ndalet. Ai i cilësoi grevistët si misionarë të lirisë.

Deputeti i PS-së, Alfered Dalipi theksoi se greva nuk bëhet vetëm për hapjen e një kutive, por për mbylljen e një epoke që ka rraskapitur një popull të tërë. "çadrat janë qendrimi ndaj lirisë. Protesta jonë nuk ështyë vetëm për kutitë", theksoi ai.

Kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule deklaroi se në Shqipëri nuk duhet të ketë më zgjedhje të manipuluara.
Ndërsa deputeti, Eduard Shalsi nënvizoi se grevistët socialistë janë simbol i rezistencës. Ai shtoi se kryeministri Berisha vijon me antimitingje, kur në fakt duhet të reagojë.

Olta Xhaçka deputete deklaroi se secili nga grevistët ndihet i përfaqësuar nga protestuesit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›