E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama: Beteja jonë s'ndalet, do ndryshojë vendin



Kryesocialisti, Edi Rama deklaroi para protestuesve se protesta e PS-së është një përpjekje e vërtetë që do ndryshojë vendin. Ai theksoi se grevistët opozitarë janë misionarë të lirisë dhe beteja e tyre dhe gjithë socialistëve nuk do ndalet.
Rama shprehu keqardhje për intelektualë të Shqipërisë të cilët i cilësoi si ahexhinj të Berishës.
Kryesocialisti falenderoi të gjithë grevistët që luftojnë për një kauzë të drejtët të lirisë së njeriut. Sipas Ramës, sa më shumë që pushteti shkon në rrugën e tatëpjetës, aq më lart zgjatet rruga e shpifjes dhe cinizmit të tij. "Sot zyrtarisht Berisha kërkoi transparence për grevën. Por ai ka verbërinë dhe shurdhërinë e atij që harron, nuk shikon e kupton se kjo kërkesë e cila për transparencë të stërmundimit bie njesh me atë që është arsyeja e stërmundimit. Arsyeja e stërmundimit është mungesa e transparencës nga ku buron ky pushtet dhe rrënimi i demokracisë", theksoi ai.
Sipas Ramës, kjo përpjekje është më transparente se ç'duhet dhe kjo betejë është e pandalshme.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›