E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tiranë, opozita proteston për hapje të kutive


Opozita po zhvillon protestën para Kryeministrisë ndërkohë që greva e deputetëve dhe mbështetësve të opozitës ka hyrë në ditën e tetë të saj.
Deputetja Arta Dade deklaroi se populli kërkon largimin e Berishës. Sipas saj, protestuesit dhe grevistët janë heronjtë e vërtetë të votës së lirë. Ajo e cilësoi kryeministrin Berisha si diktatorin e fundit në Ballkan.

Deputetja Eglantina Gjermeni tha se politika e mbrapshtë ka zhytyr vendin në krizë. Ajo pohoi se taksat e biznesit janë shumë të larta ndërsa të gjithë po ndjejmë krizën e papunësisë.
Ethem Ruka, deputet theksoi se demagogët duhet të bëjnë zbardhjen e zgjedhjeve të 28 qershorit. Ai theksoi se Berisha ka lëshuar të gjithë shpurën e tij kundër protestës së PS-së. "Unë i bëj apel Berishës të reagojë. I kërkoj Topit që të ndërhyjë në zgjidhjen e kësaj krize", theksoi ai.
Deputetja Mimi Kodheli dekalaroi se aspiratat evropiane të shqiptarëve janë tradhëtuar. "Studentët, minatorët, mësuesit, pensionistët janë të tradhëtuar. Jemi të gjithë të tradhëtuar për lirinë e votës ", u shpreh ajo.
Namik Dokle, deputet theksoi se kërkesa e vetme e opozitës për hapje të kutive nuk do të ndalet. Ai i cilësoi grevistët si misionarë të lirisë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›