Opozita rikthehet ne KQZ Subashi Vendimmarrja eshte me kater vota

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve
Tirane 8 prill 2011 NOA- Pas me se tre muaj bojkoti anetaret e opozites i jane bashkuara punimeve te Komisionit Qendror te Zgjedhjeve.
Deshira Subashi nenkryetare e ketij komisioni Pandeli Varfi e Artan Laze anetare te tij mesohet se kane marre kete vendim pas apelit te vazhdueshem nga ana e nderkombetareve per funksionimin normal te punes ne Komisionin Qendror te Zgjedhjeve.
Ne nje dalje per mediat Deshira Subashi tha se Ajo qe kam thene eshte se vendimmarrja eshte me kater vota. I gjithe spektri nderkombetar i interesuar per nje proces zgjedhor normal rikthen ne mendjen e te gjithe anetareve funksionimin edhe vendimmarrjen me nje shumice qe te jete e pranuar nga te gjithe forcat politike.
Nderkohe ne mbledhjen e pasdites se sotme u miratua unanimisht caktimi i vendeve te numerimit te votave per Komisionet Zonale te Administrimit te Zgjedhjeve ne Elbasan.
a.y/NOA
Lajme te ngjashmeNuk ka lajme te ngjashme Lidhjekater vota kthehet ne Komisionit Qendror te Zgjedhjeve opozita bashkohet thirrjet e nderkombetareve Tre muaj bojkto