Presidentja e Zvicrës uron homologen nga Kosova
Zvicër, 8 prill, NOA – Presidentja e Zvicrës, Micheline Calmy-Rey ka përshëndetur zgjedhjen e presidentes së re të Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga. Mbetemi me shpresë se e posa emëruara në krye të shtetit të Kosovës do të vazhdojë të avancojë proceset demokratike, duke vënë në dispozicion reformat në gjirin e institucioneve të Kosovës”, thuhet veç të tjerash në letrën dërguar nga Ministria e Punëve të Jashtme në Bernë dërguar Prishtinës zyrtare.
Zgjedhja e presidentes së re të Republikës së Kosovës ka bërë jehonë të madhe në mediet e Zvicrës, por edhe tek autoritete e tjera zvicrës.