Opozita serbe: Plani për Kosovën si metodat e Millosheviçit
Opozita serbe, ka kundërshtuar planin serb që është bërë për bisedimet me Kosovën. Partia e Jovanoviçit, PLD, ka thënë se problemet nuk mund të zgjidhen me “metodat e Millosheviçit”.
Kreu i Partisë Liberale Demokratike Çedomir Jovanoviç ka thënë sot se partia e tij nuk mund të mbështesë një plan kombëtar për Kosovën, sepse kjo është një shprehje e një politike që shkatërron vendin.
Kjo deklaratë eJovanoviçit është bërë pas takimit me komisionin partiak, i cili po ashtu tha se Serbia nuk është e gatshme të njohë pavarësinë e Kosovës, dhe se do të ishte një gabim të pritej nga Beogradi një gjë tillë, sepse ajo do të jetë “një justifikim për një Kosovë tjetër”.
“Pas vizitës në Bruksel, kryeministri serb Ivica Daçiç duhet të kërkoj falje për Serbinë i cili i ka shkaktuar për çdo sekondë gabime në jetën e saj politike këto 20 vitet e fundit Serbisë dhe t`i lëshojë ata të cilët korruptojnë në këtë temë me qëllim për ta nxjerrë Serbinë nga kjo krizë politike”, ka theksuar Jovanoviç.