E Shtunë, 31 Tetor 2026

Republika e Burundit njeh pavarësinë e Kosovës

Republika e Burundit është shteti i radhës i OKB-së që e njeh Republikën e Kosovës, si shtet të pavarur dhe sovran.
 

Nota verbale e njohjes i është dorëzuar zëvendëskryeministrit të Kosovës, Behgjet Pacolli nga ministri i punëve të Jashtme të Burundit z. Laurent Kavakure, në kryeqytetin këtij shteti, Bujumbura.
 

Republika e Burundit është shteti i parë i vendeve anëtare të SADC dhe Afrikës lindore që njeh pavarësinë e Republikës së Kosovës.
 

Njohja nga ky shtet është e rëndësishme edhe për faktin se thyhet akulli tek këto vende të cilat kultivojnë marrëdhënie të mira me vendet si Rusia, Kina dhe India që kundërshtojnë pavarësinë e Kosovës.
 

Gjithashtu, në këtë pjesë të Afrikës, edhe lobimi serb është shumë i angazhuar veçanërisht në sferën ekonomike. Në kontekst të kësaj edhe angazhimi i fundit i zëvendëskryeministrit Pacolli në këtë pjesë ka qenë shumë intensiv.
 

Gjatë turneut dy javorësh, Zv. kryeministri kosovar Pacolli ka vizituar disa herë Zambinë, Burundin, Rwandën, Tanzaninë, Kenyan dhe Sudanin e Jugut.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›