Daçiç: Në takimet me Clintonin dhe Ashtonin do jetë edhe Nikoliç

Kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiç, tha sot se në takimin me sekretaren amerikane të shtetit, Hillary Clinton, dhe me përfaqësuesen e lartë të Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, Catherine Ashton, më 30 tetor në Beograd, do të jetë i pranishëm edhe presidenti i Serbisë, Timosllav Nikoliç.
“Kjo bisedë do të jetë një hap përpara drejt integrimit evropian të Serbisë”, u tha Daçiç gazetarëve në Kumanovë të Maqedonisë, ku mori pjesë në 100 vjetorin e Betejës së Kumanovës.
Sipas tij, në bisedimet me Clinton dhe Ashton, nuk do të shqyrtohet platforma e Serbisë për bisedime me Kosovën.
Kryeministri serb Daçiç vlerësoi se nga bisedimet e reja me Prishtinën pritet gjetja e modalitetit të përbashkët për zgjidhjen e të gjitha çështjeve kontestuese për të gjitha palët, që marrin pjesë në këtë proces.