Opozita siriane i kërkon OKB-së më tepër presion mbi Assadin
NJU JORK- Liderët e Koalicionit Kombëtar sirian i bënë thirrje Këshillit të Sigurimit në OKB, që të ushtronte më tepër "presion ndërkombëtar" mbi regjimin e Bashar al-Assadit për t'i dhënë fund konfliktit.
"Kemi nevojë për presion ndërkombëtar shumë më të fortë, që regjimi i Assadit të pranojë tranzicionin politik", - deklaroi Ahmad Jarba, kreu i ri i Koalicionit Kombëtar sirian.
Konflikti në Siri ka shkaktuar më tepër se 100 000 të vdekur, që nga marsi i vitit 2011, sipas OKB-së.
(er.nu/BalkanWeb)