Vazhdojnë protestat në Bullgari
Me mijëra persona në shesh kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit, Plamen Oresharksit
Në ditën e 43 radhazi të protestave me mijëra persona kanë zbritur në shesh në Bullgari ku është kërkuar dorëheqja e kryeministrit të vendit dhe qeverisë së tij.
Protestuesit akuzojnë ekzekutivin e Plamen Oresharksit si të korruptuat dhe të dominuar nga interesat personale.
Por një tjetër arsye për protestën kanë qenë dhe pushimet verore të parlamentit, duke bërë që votëbesimi të shtyhet dhe një javë.
Qeveria aktuale e cila ka shumë pak mbështetje, mori pushtetin në fund të muajit maj pas dështimit të partisë së qendrës së djathtë GERB për të formuar një koalicion qeverisës.
Oresharski duhet të marrë domosdoshmërisht mbështetjen e partisë nacionaliste Atak për të aprovuar reformat e saj dhe sipas ekspertëve të politikës as konsultimet mes aleatëve nuk do të sillnin një panoramë më pak komplekse.