E Diel, 1 Nëntor 2026

Opozita s’mund ta rrëzojë Qeverinë

Kuvendi i Kosovës nuk dominohet nga subjektet në pushtet, por as nga opozita. Për pasojë, kjo e fundit nuk mund ta rrëzojë qeverinë.

LVV-ja prej kohësh ka ndërmarrë nismën për votimin e një mocioni mosbesimi ndaj Ekzekutivit, e që nuk ka marrë numrin e mjaftueshëm të nënshkrimeve të deputetëve për ta qitur për votim në Kuvend.

LDK-ja ka deklaruar se kur do ajo e rrëzon Qeverinë. E AAK-ja është shprehur një ditë më parë se do t’i hynte kësaj pune sikur të kishte garanci se nëpërmjet votimit Qeveria do të rrëzohej, por qëndrimi i saj është ndërruar të mërkurën.

Këto tri parti opozitare, bashkërisht kanë 51 deputetë, dhjetë më pak sesa numri minimal i votave të nevojshme për ta shpallur mocionin të suksesshëm.

Janë edhe 12 deputetë që nuk kanë grup parlamentar, por, sipas burimeve të “Kohës Ditore”, vetëm 4 ose 5 nga ta do t’i bashkoheshin një nisme të këtillë.

Por, mocioni nuk pritet të hyjë në rend dite, dhe për këtë rol vendimtar ka AAK-ja që është duke bërë përpjekje t’u bashkohet subjekteve që qeverisin vendin./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›