As Haradinaj nuk do të ketë kundërkandidat

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Donika Kadaj-Bujupi, ka thënë se lideri i kësaj partie, Ramush Haradinaj nuk do të ketë kundërkandidat në zgjedhjet në AAK.
Megjithatë sipas saj, AAK-ja nuk është si PDK-ja. Ajo është shprehur e sigurt se vitet e ardhshme do të jenë të AAK-së.
Duke folur për zgjedhjet brenda AAK-së, ajo ka thënë se është një fillim shumë i mbarë dhe se në fund të këtij procesi AAK-ja do të dalë shumë më e fortë.
Deputetja e AAK-së ka thënë në “Interaktiv” se në Këshillin Drejtues të PDK-së, ka njerëz të cilët kanë probleme me ligjin.
Ajo ka thënë se Konventa e PDK-së, ka qenë një organizim i tepruar. Sipas saj, edhe pas gjithë këtij organizimi, pas gjithë atij ndriçimi siç është shprehur ajo, nuk është parë asgjë demokratike.
PDK-ja sipas saj, nuk mund të thuhet se është parti e djathtë. Mundësia më e mirë për përmirësimin e jetës në Kosovë sipas deputetes, është largimi i kësaj qeverie./Indeksonline/