Opozita strategji e re parlamentare kunder qeverise
Koalicioni opozitar duket se ka sinjalizuar prishjen e ofertes per paqe me shumicen e drejtuar nga Sali Berisha. Ne nje dreke pune apo ndryshe takim informal te partive te opozites eshte nenvizuar nevoja e adoptimit te intensifikimit te nje strategjie veprimi politik ndaj qeverise perfshire ketu edhe rruget parlamentare. Burime nga Partia Socialiste bejne te ditur se kreu i saj Edi Rama ka diskutuar me aleatet e vet perfshire kesaj radhe Spartak Ngjelen te Partise Ligj dhe Drejtesi dhe socialdemokratin Skender Gjinushi per nevojen e nje ripermasimi te luftes opozitare jo vetem permes nismave konkrete qe lidhen me ceshtje qe prekin qytetarin drejtperdrejt por edhe atyre qe kane karakter politik. Mocionet dhe perqendrimi i debatit mbi punen e Kryeministrit dhe deshtimet e qeverise qe pritet te certifikohen edhe me nje note negative ndoshta me 12 tetor lidhur me statusin e vendit kandidat per ne Bashkimin Europian jane dy prej rrugeve kryesore qe pritet ti japin nje tjeter ton veprimit opozitar. Kalimi ne keto hapa po diktohet nga refuzimi ne bllok qe shumica dhe Berisha i beri ofertes opozitare te perbere prej 10 pikash te cilat nuk pranoi ti diskutonte madje i cilesoi si taktike te kreut socialist per te perballuar dhe mbyllur problemet e mundshme ne Kongresin e pritshem te 5 nentorit. Ajo qe mbetet e pasqaruar eshte rruga konkrete nga do te ece opozita per te krijuar nje realitet te ri politik te ballafaqimit me qeverine deri ne kerkesa direkte qe peshojne politikisht dhe nominalisht mbi Kryeministrin e vendit.
Nderkohe perfaqesuesi i koalicionit opozitar Prec Zogaj zyrtarisht ka informuar mbi takimin informal duke percjelle te dhena per diskutimet e bera per reformen zgjedhore. Sikurse eshte bere publike koalicioni aktualisht ka miratuar ngritjen e nje grupi pune per permiresimet ne Kodin Zgjedhor ne krye te te cilit eshte caktuar socialdemokrati Skender Gjinushi qe mungoi ne dy takimet e fundit. Sot takimi ishte i fokusuar te grupi i punes qe u krijua para nje jave per reformen zgjedhore. Pati jo vetem shkembim pikepamjesh por edhe analize nje diskutim te gjere per ecurine e gjithe ketij procesi i cili shpresojme te filloje. Nuk ka nisur ende por eshte nje proces jetik per zhbllokimin e zgjedhjeve ne Shqiperi. Ne sot kemi rene dakord qe te bejme nje takim rishtas te Opozites se Bashkuar takim formal ne ditet e ardhshme. Jeni informuar ne takimin e kaluar qe tryeza e opozites krijoi nje grup pune qe do te mbledhe dhe do te perpunoje te gjithe mendimet e partive opozitare per reformen zgjedhore. U ngarkua z. Gjinushi sqaroi Zogaj. Po sipas tij partite aleate kane paraqitur te gjitha propozimet te cilat do te perpunohen ne nje dokument final i cili do tu vihet ne dispozicion perfaqesuesve socialiste Damian Gjiknuri dhe Vasilika Hysi ne negociatat aktuale per reformen zgjedhore me demokratet. Qe te gjitha pa perjashtim. Partia Demokracia Sociale Partia Demokristiane Partia Social Demokrate Partia Ligj dhe Drejtesi G99 etj. Te gjitha kane propozime konkrete per reformen zgjedhore. Natyrisht grupi i punes i opozites eshte ne kontakt te vazhdueshem me dy deputetet e PS-se qe jane ngarkuar per te negociuar me mazhorancen perfundoi Zogaj.