Berisha ne fund tetorit ne Maqedoni
Mediat maqedonase bejne te ditur se Kryeministri Sali Berisha pritet te vizitoje Shkupin se shpejti. Sipas agjencise se lajmeve Mia Berisha do te takohet ne fund te tetorit me Kryeministrin maqedonas Nikolla Gruevski. Ne fokusin e bisedimeve do te jete ceshtja e levizjes se lire ku mes dy vendeve mund te udhetohet vetem me kartat e identitetit bashkepunimi ne kuader te procesit euroatlantik bashkepunimi ekonomik si dhe ceshtja e implementimit te Marreveshjes se Ohrit. Mia ben te ditur se vizita e Berishes ishte parashikuar te zhvillohej ne maj te vitit 2010 por kriza politike ne Shqiperi dhe impenjimet e ndryshme e shtyne ate.