E Diel, 1 Nëntor 2026

Opozita sulmon ambasadoret Te ikin nga Shqiperia

Ngjela rebelohet Ambasadoret te mos perzihen ne punet tona. Opozita thirrje per zgjedhje te parakohshme

Opozita e majte del haptazi kunder ambasadoreve te akredituar ne Shqiperi madje duke kerkuar edhe kthimin e tyre ne shtepi pasi sipas saj prononcimet publike te bera prej tyre nuk kane qene aspak asnjanese. Nje deklarate e tille u be dje nga perfaqesuesi i Opozites se Bashkuar Spartak Ngjela i cili ne nje dalje publike deklaroi se ambasadoret e akredituar ne Tirane duhet te mbajne vendin e tyre pasi ne te kundert sipas tij ata duhet te kthehen ne vendet nga kane ardhur. Ju sugjeroj ambasadoreve qe kane dale me papergjegjesi neper Shqiperi se po marrin perbuzjen e shqiptareve. Kurre te mos iu shkoje mendja se shqiptaret jane qytetare te rangut te dyte. Le te futen ne shtepite e tyre ashtu sic bejne ne vendet e tjera te botes. Eumlshte mendjelehtesi te mendojne se do ti bindin ata per te kunderten - tha Ngjela. Per opoziten qendrimet e ambasadoreve shihen si subjektive pavaresisht se ne te shumten e rasteve deklaratat e tyre kane qene thjesht per pergjegjesi politike te partive dhe stabilitet te vendit. Ngjela po ashtu deklaroi ashtu sic theksoi dy dite me pare edhe vete kreu socialist Edi Rama se zgjedhjet e ardhshme vendore te 8 majit 2011 do te jene per opoziten nje demostrate e madhe per largimin e qeverise duke i pare keshtu keto zgjedhje si politike. Duke filluar nga dita e pare e fushates dhe deri ne rrezimin e kesaj qeverie ne do bejme nje demostrim te forces ne sens demokratik per te treguar se do triumfoje demokracia dhe jo kjo tirani qe ekziston dhe qe duhet rrezuar sa me pare - u shpreh Ngjela. Per kreun e PLD-se kerkesa kryesore e opozites se majte mbetet largimi i menjehershem i kesaj qeverie dhe zhvillimi i zgjedhjeve te parakohshme kerkese e cila sipas Ngjeles do te arrihet vetem me ane te protestave te vazhdueshme. Megjithese nje menyre e tille per te arritur synimet kryesore te opozites per largim te qeverise dhe zgjedhje te parakohshme duket shume iluzive dhe njekohesisht aspak frytdhenese deri tani serish opozita e majte synon te ndjeke te njejten rruge. Por jo vetem rruga e protestave eshte ajo qe e ben opoziten te ndahet nga qendrimet e nderkombetareve te cilet shprehin domosdoshmerine e dialogut politik por tashme eshte dhe vete sulmi opozitar ndaj tyre. Deklarata e bera dje nga Ngjela ne konferencne per shtyp nuk ishte aspak kritike por akuzuese dhe njekohesisht sulmuese ndaj faktorit nderkombetar. Nje qendrim i tille i opozites sigurisht qe ndikon ne shtimin e konfliktit qe vete te majtet po perpiqen te krijojne me ambasadoret e huaj te akredituar ne Shqiperi. Por duhet kujtuar se kjo nuk eshte hera e pare qe opozita e majte sulmon nderkombetaret pasi disa kohe me pare ishte vete kreu i grupit parlamentar socialist Gramoz Ruci i cili akuzoi ambasadorin e OSBE-se Eugen Wollfarth per mosnjohje te realitetit shqiptar. Kjo akuze e kreut te grupit parlamentar erdhi pas deklarates se bere nga ambasadori i OSBE-se i cili ne ate kohe kerkoi pergjegjesi politike nga PS-ja per te derguar emrat e saj te komisionereve ne KQZ.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›