E Diel, 1 Nëntor 2026

Opozita thirrje per rebelim Transparence ose lufte civile

Ngjela Nuk lejojme zgjedhje normale ne Shqiperi. Ne rast se nuk largohet qeveria dhe refuzon transparencen do te kete perplasje te madhe shoqerore

Opozita paralajmeroi diten e djeshme se ajo do te vazhdoje me protestat masive te cilat tashme do te synojne zhvillimin e zgjedhjeve te parakohshme ne Shqiperi dhe jo mbajtjen normale te zgjedhjeve vendore te 8 majit 2011. Kryetari i PLD-se Spartak Ngjela deklaroi ne emer te Opozites se Bashkuar se do te kete nje peshtjellim te madh i cili do te arrije deri ne perplasje te madhe shoqerore nese refuzohet komisioni hetimor per zgjedhjet. Refuzimi i ketij komisioni provon ne menyre te plote manipulimin e zgjedhjeve. Manipulimi i zgjedhjeve jep paligjesine e qeverise dhe paligjesia e qeverise i jep te drejten popullit opozitar te dale per te krijuar gjendjen e zgjedhjeve te parakohshme me forcen e protestave masive. Mosqeverisja paligjesia e qeverise dhe korrupsioni konvergojne ne nje pike kjo qeveri duhet te largohet. Ne rast se nuk largohet dhe refuzon te beje transparencen do te kete perplasje te madhe shoqerore - tha Ngjela. Keshtu opozita ne kundershtim te plote me kerkesat e saj te cilat ishin per transparencen e zgjedhjeve dhe komisionin hetimor tashme kerkon qe te zhvillohen zgjedhje te parakohshme ne nje kohe kur ne prag jane zgjedhjet lokale. Duket se te majtet nuk po mbeshteten me tek kauza e tyre kryesore e transparences dhe kete ato e argumentojne me refuzimin qe erdhi nga mazhoranca ndaj propozimit te tyre per hetim Por ky refuzim per mazhorancen ishte i mbeshtetur ne ligj pasi sipas tyre propozimi i PS-se per hetim te zgjedhjeve te 28 qershorit shkelte ligjin ne tri pika dhe ne pjesen me te madhe te tij ky propozim ishte i mbeshtetur ne dyshime dhe jo ne prova apo fakte per vjedhje te votes. Por opozita nuk mendon keshtu dhe tashme per ta e vetmja zgjidhje nese nuk pranohet komisioni hetimor nga mazhoranca eshte qe te zhvillohen zgjedhjet e parakohshme te cilat sipas saj do te beheshin te mundura nga protestat masive dhe me peshtjellime te medha shoqerore. Gjithashtu Ngjela u ndal edhe tek situata e permbytjeve ku ai fajtor kryesor beri vetem qeverine e cila sipas tij nuk mori asnje mase per parandalimin e tyre. Ne te njejten kohe opozita e bashkuar mendon se edhe kjo gjendje e rende vjen si pasoje e paligjesise se qeverise me nje kryeminister te paligjshem i cili po shkaterron vendin. Nuk ka permbytje. Permbytja eshte faji total i qeverise. Natyrisht eshte nje faj i akumuluar ne 20 vjet po ne tre kater vitet e fundit jane dhene shenja dhe nuk eshte marre asnje mase. Ne te njejten kohe ashtu sic e kemi deklaruar jane shkaterruar qe te gjithe ato qe jane bere per sistemin e ujerave ne Shqiperi - u shpreh Ngjela. Ne fund te fjales se tij kreu i PLD-se riperseriti edhe nje here faktin e vendosmerise se opozites per te vazhduar ne rrugen e saj te protestave. Me keto fakte ne jemi te pergatitur per sfida te medha per te rivendosur gjendjen ne Shqiperi dhe per te krijuar mundesine e votes se lire qarkullimit te elitave dhe drejtimit ne menyre shkencore dhe intelektuale te shtetit shqiptar e sidomos te qeverise shqiptare - u shpreh Ngjela. Disa dite me pare eksponente te Partise Socialiste por edhe aleate te majte deklaruan se me refuzimin e propozimit te tyre per hetim parlamentar te zgjedhjeve te kaluara te 28 qershorit ata do te bojkotojne zgjedhjet e ardhshme vendore te 8 majit. Sipas tyre zgjidhja me e mire tanime do te ishte zhvillimi i zgjedhjeve te parakohshme ne te njejten date me ato vendore te 8 majit 2011 edhe pse kjo gje ka shume pak gjasa te ndodhe pasi mazhoranca eshte shprehur kunder nje propozimi te tille.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›