PD Vajtojsit e zgjedhjeve kane humbur cdo alibi

Vendimi i Shkodres Halimi Ilustrimi me i mire i votes se lire. Rikonfirmimi i rezultatit pergjigjja ligjore e PD-se per Ramen
Per demokratet hetimi i prokurorise ne Shkoder eshte ilustrimi me i mire se zgjedhjet e kaluara kane qene me te mirat.
Sipas demokrateve vajtojsit e zgjedhjeve kane humbur cdo alibi.
Permes deputetit Eduard Halimi Partia Demokratike beri te ditur se ka nje muaj qe Edvin Rama e di se prokuroria ka hapur kutite ka numeruar votat ka verifikuar materialet dhe mbi kete baze ka konkluduar se pretendimet e opozites jane te pabaza. Sipas deputeti Eduard Halimi ne Shkoder nuk ka pasur manipulime nuk ka pasur parregullsi. Vendimi i prokurorise se Shkodres pas hetimit dhe hapjes se kutive eshte demaskimi me i forte i pseudo-pretendimeve te Edvin Rames. Hapja e kutive ne Shkoder dhe rikonfirmimi i rezultatit zgjedhor eshte pergjigjja me e forte qe shteti ligjor i kthen Edvin Rames. Ky shembull eshte ilustrimi me i mire se zgjedhjet e 2009 kane qene me te mirat. Ato vertetuan se jane pasaporta e liberalizimit te vizave. Vajtojesit e zgjedhjeve kane humbur cdo alibi per ti goditur ato. Pas vendimit te Prokurorise se Shkodres Partia Socialiste pret ngushellimet - theksoi Halimi.
Pikerisht disa dite pas hapjes se kutive te votimit ne dy zona te Shkodres ku Partia Demokristiane e Nard Ndokes pretendonte se jane bere manipulime me votat per PDK-se duke i marre deri nje mandat te saj akuze te cilat u hodhen poshte nga prokuroria pasi nuk u gjeten prova manipulimesh PD-ja i cilesoi te pabaza akuzat e opozites me pretendimin e parregullsive dhe manipulime ne Shkoder por jo vetem. Deputeti i PD-se Eduard Halimi duke iu referuar vendimit te prokurorise se Shkodres deklaroi se pretendimet e opozites jane te pabaza dhe se vendimi i prokurorise se Shkodres pas hetimit dhe hapjes se kutive eshte demaskimi me i forte i pseudo-pretendimeve te Edvin Rames.
Hapja e kutive ne Shkoder dhe rikonfirmimi i rezultatit zgjedhor eshte pergjigjja me e forte qe shteti ligjor i kthen Edvin Rames - tha Halimit duke nenvizuar se shembulli i Shkodres eshte ilustrimi me i mire se zgjedhjet e 2009-s kane qene me te mirat te realizuara ne Shqiperi. Sipas deputetit Halimi ishin pikerisht zgjedhjet qe percaktuan veten si pasaporten e liberalizimit te vizave. Ne kete kontekst deputeti demokrat beri me dije se atyre qe kerkuan transparencen e zgjedhjeve te 28 qershorit me pretendimin per shkelje e manipulime nga mazhoranca u mbetet vetem te ngushellohen me humbjen.
Vajtojsit e zgjedhjeve kane humbur cdo alibi per ti goditur ato dhe se pas vendimit te Prokurorise se Shkodres Partia Socialiste pret ngushellimet - tha deputeti i PD-se Eduard Halimi.