E Diel, 1 Nëntor 2026

Opozita ultimatum mazhorances Hetim ose ska mundesi te dyte

Opozita e Bashkuar kercenoi serish dje mazhorancen qeverisese duke perdorur ngritjen e komisionit hetimor parlamentar per zgjedhjet e 28 qershorit si shantazh per fillimin e protestave masive ne mbare vendin. Opozita permes kreut te PDS-se Paskal Milo i beri dje thirrje kreut te qeverise shqiptare te shikoje me seriozitet kerkesen per ngritjen e komisionit hetimor per zgjedhjet e 28 qershorit. Z. Milo ne emer te Opozites se Bashkuar tha se nese kjo kerkese refuzohet do te pasohet nga protesta qe do te synojne rrezimin e qeverise.

Nese do te deshtoje arritja e kompromisit opozita shqiptare do te organizoje nje proteste popullore te fuqishme mbarekombetare te panjohur deri tani e cila do te coje perfundimisht ne rrezimin e kesaj qeverie dhe ne zgjedhje te parakohshme - theksoi Milo ne emer te Opozites se Bashkuar. Ne nje konference per shtyp kryetari i PDS-se Paskal Milo deklaroi se zgjidhje e krizes politike duhet te gjendet ne seancen e sotme te Kuvendit. Sipas tij opozita ka ofruar shume kompromise por mazhoranca refuzon pasi Kryeministri Berisha nuk do te zgjidhe krizen politike ne vend.
Gjithashtu Milo theksoi se nese nuk do te gjendet nje zgjidhje atehere Opozita e Bashkuar do te vazhdoje me protestat masive per te rrezuar qeverine. Paskal Milo kryetar i Partise Demokracia Sociale dhe nje nga aleatet e socialisteve beri te ditur se mazhoranca duhet te shfrytezoje shansin e fundit te ofruar nga opozita per hetimin e zgjedhjeve te 28 qershorit. Milo i beri thirrje Kryeministrit Berisha qe te heqe dore nga qendrimi i tij dhe te mos perserise situaten dramatike te vitit 1996.
Opozita i jep shansin e fundit mazhorances ne Kuvendin e Shqiperise per te reflektuar ne adrese te arritjes se nje kompromisi per ngritjen e komisionit hetimor per zgjidhjen e pritshme nga te gjithe shqiptaret qe eshte transparenca e procesit zgjedhor te manipuluar te 2009. Opozita shqiptare pas ketij momenti ne qofte se do te deshtoje sot arritja e kompromisit do te organizoje nje proteste popullore te fuqishme mbarekombetare te panjohur deri tani e cila nuk do te kete ndalese dhe qe do te coje perfundimisht ne rrezimin e kesaj qeverie dhe ne zgjedhje te parakohshme. Sali Berisha jo vetem qe nuk respekton paktet me shqiptaret po nuk respekton as paktet me nderkombetaret. Ka ardhur momenti qe vertete faktori nderkombetare tashme te reflektoje shume seriozisht mbi sjellje politike te caktuara te Sali Berishes qe na kujton vitin 96 kur ai jo vetem manipuloi zgjedhjet ne menyre spektakolare po qe u soll ne menyre shume banditeske dhe me partneret dhe miqte e Shqiperise duke refuzuar ti degjoje dhe duke refuzuar keshillat dhe rekomandimet e tyre - deklaroi Paskal Milo kreu i PDS-se.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›